Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lirimi i KZAZ-ve/ Partia Demokratike njofton ngritjen e një strukture të re

Nga Ejona 0

Partia Demokratike njofton ngritjen e një strukture të re të quajtur Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, dega Fier.

Në njoftimin e PD-së thuhet se kjo strukture së bashku me strukturat lokale të partive të opozitës do t’i drejtohen KZAZ dhe Bashkisë Fier për të kërkuar lirimin e ambienteve.

Njoftimi i PD-së:

Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dega e PD Fier në bashkëpunim me partitë e tjera opozitare, ka ngritur Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë e cila do të zyrtarizohet sonte në orën 19.30 prane ambienteve të ish-universitetit UFO ku do të zhvillohet mbledhja e parë e këtij institucioni qytetar. Në këtë forum qytetar janë bashkuar personalitete dhe intelektualë të Fierit, me të cilëve mjekë, mësues, inxhinierë, avokatë, noterë, biznesmenë e shumë fusha të tjera.

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë sëbashku me strukturat lokale të partive të opozitës do ti drejtohen KZAZ dhe Bashkisë Fier për të kërkuar lirimin e ambjenteve mbahen në mënyrë të paligjëshme duke kërkuar që të vihet në zbatim dekreti i Presidentit të Republikës dhe ndalimi i një procesi farsë zgjedhor me 30 qershor.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej