Policia greke ka arrestuar një shofer shqiptar për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Mësohet se 34-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, po udhëtonte në linjën Sarandë-Athinë drejt shtetit fqinj me 98 kilogramë drogë.
Autoritetet greke e ndaluan autobusin në autostradën Kakavijë-Janinë në afersi të Kalpaqit dhe gjatë kontrollit në bagazh u gjet droga e paketuar në 16 qese, në dy çanta udhëtimi.