Ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar/ Albana Vokshi: Shqiptarët t’i thonë “Ndal!” barbarit në qeveri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar/ Albana Vokshi: Shqiptarët t’i thonë “Ndal!” barbarit në qeveri

05:13 | 29/06/2018
në Shqiperi
0

“U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen dhe të protestojnë, për t’i thënë “Ndal!” këtij barabari që do të shkatërrojë Teatrin Kombëtar. T’i thonë “Ndal!” këtij barbari që do të shkatërrojë Shqipërinë. T’i thonë “Ndal!” këtij barabari që do të lërë Shqipërinë jashtë Bashkimit Europian.”

Kështu shprehet deputetja Albana Vokshi pas kalimit më Kuvend me procedurë të përshpejtuar të ligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit në vend të tij të kulave qiellgërvishtëse.

Fjala e plotë e mbajtur me këtë rast nga Albana Vokshi:

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kur u akuzua për vjedhje, pata frikën se mos Kryeministri fillonte e na shante me fjalorin e tij si rrugac ordiner. Dhe unë me thënë të drejtën kur kam dëgjuar atë audio, jam ndjerë shumë e turpëruar për Kryeminisyrin që unë kam.

Mbrëmë kur të gjithë shqiptarët prisnin të hapeshin negociatat, Edi Rama ka kaluar në Qeveri një Vendim të Këshillit të Ministrave, për miratimin me procedurë të përshpejtuar një projektligji, cili prish në mënyrë automatike Teatrin Kombëtar, dhe tokën publike, poshtë teatrit dhe anash tij ja jep një kompanie private që është e lidhur ngushtë me Kryeministrin dhe Kryetarin e Bashkisë.

Mbrëmë, kur të gjithë shqiptarët prisnin të hapeshin negociatat, Kryeministri nuk i interesonte Shqipëria e integruar, apo të kishte negociatat e hapura, por bënte llogaritë e fitimeve marramëndëse nga kjo aferë e madhe korruptive, minimum i fitimit në xhepin e Kryeministrit 205 mln euro. Mund të shkojë shumë herë më shumë se kaq, por 205 mln Euro është minimum i fitimit.

A e kuptoni pra kush është Urgjenca???

A e kuptoni pse ne sot kemi mbi tavolina një akt korruptiv? Një akt vandal? Një akt kriminal??

Edi Rama sot po sillet si barbar me popullin dhe vendin e tij!!

Ky akt që ne kemi sot mbi tavolinë, është Antikushtetues!!

Edi Rama po i bën Shqipërisë, dhe shqiptarëve atë cka dhe diktatorët më të tmerrshëm nuk ja kanë bërë kurrë popullit dhe vendit të tyre.

Edi Rama po shkatërron historinë, po shkatërron kulturën, po shkatërron artin, po shkatërron identitetin. Ka shkatërruar kinematë, po shkatërron teatro, bibliotekën kombëtare, librat. Po zhduk identitetin. Pse?? Sepse Edi Rama mendon që një njeri pa identitet është më i dobët, më vulnerabël.

Të nderuar kolegë deputetë,

Ky akt që ne kemi sot mbi tavolinë, që është kaluar në mungesë totale transparence, është një akt kriminal. Është akt antikushtetues!! Është një PUÇ KUSHTETUES!!! Ndaj edhe nuk duhet lejuar.

Sot, po mundohen të kalojnë me procedurë të përshpejtuar një projektligj që është i personalizuar, një ligj që bëhet vetëm për një kompani të caktuar, vetëm për kompaninë FUSHA. Kjo është vjedhje, vjedhje e vetëm vjedhje!!

Toka publike, prona e të gjithëve ne, po rrëmbehet me anë të këtij pr.ligji dhe po i falet privatit për 205 mln Euro në xhepat e Kryeminitri. Mbase Toyota Yaris ishte paradhënia, apo dy ngarkesat e tjera të mëparshme ishin paradhënie për Kryeministrin pikërisht që ky akt të vinte me procedure të përshpejtuar.

Ky akt që kemi mbi tavolinë sot është hartuar që Kryeministri nesër të mos mbajë përgjegjësi, që Ministrja e Kulturës të mos mbajë përgjegjësi, që Kryetari i Bashkisë të mos mbajë përgjegjësi, por që ta ndani juve përgjegjësinë me votën tuaj. Ndaj edhe Kryeministri e ka kthyer këtë parlament në thjesht një noter të akteve të tija kriminale. Kjo është vjedhje e pastër!! Ndaj kjo vjedhje duhet ndalur. Ju bëj thirrje kolegë, mos u bëni pis, mos e votoni, mos u bëni dhe ju palë me krimin dhe bandat sic është bërë palë Kryeministri juaj.

Ky akt është antikushtetues, por sot vendi është pa Gjykatë Kushtetuese. Rama e ka eleminuar Gjykatën Kushtetuese. Ka bllokuar plotësimin e saj me qëllim që të sjelli akte të tilla antikushtetuese për të grabitur prona publike për tja dhënë privatit, për përfitimet marramendëse të tij.

E përsëris, minimum nga ky akt korruptiv, akt vjedhjeje, akt antikustetues janë 205 mln Euro fitim për Kryeministrin.

Kur shqiptarët prisnin hapjen e negociatave, Edi Rama shkruante llogaritë se sa do të fuste në xhepin e tij.

Teatri Kombëtar ishte vetëm preteksi. Mendja e tij diabolike vetëm sa i futi në sherr artistët. Por nuk e kishte hic merakun e tyre. Meraku i tij i vetëm ishte vjedhja, ishin 205 milionë euro fitime në xhepin e tij.

Të nderuar qytetarë,

Kur ju prisnit që të hapeshin negociatat Edi Rama mendjen e kishte të vidhte pronën publike sepse Edi Ramës nuk i intereson Shqipëria, nuk i intereson integrimi, nuk i intereson aspak populli i tij.

Zoti Kryetar i Kuvendit, keni pritur një përfaqësi artistësh. I keni premtuar mbështetje. Juve sot nuk duhet ta kishit lejuar që ky vendim të kalonte me procedurë të përshpejtuar. Ju sot po i prisni ata në besë.

Zoti Majko dhe deputetë të tjerë që në 2002 keni refuzuar që të shembni teatrin, sepse ky është një plan 20 vjeçar i Edi Ramës që të shkatërrojë Teatrin, Zoti Majko refuzojeni, refuzojeni këtë projektligj. Ngrihuni  në lartësinë e besimit që ju dhanë ata që ju votuan. Ngrihuni në lartësinë e detyrës që ju mbani. Mos bini në këtë krim, mos bini në këtë batak. Mos u bëni palë në këtë vjedhje!!

Deputetë kolegë të mazhorancës, mos e lejoni veten që të përdoreni. Mos shpërdoroni besimim e votuesve tuaj. Mos u bëni pis, mos u bëni edhe ju palë më krimin, mos u bëni palë me trafikantët, mos u bëni palë me bandat. Mos lejoni që Teatri Kombëtar të shkatërrohet, pjesë e historisë tonë të shkatërrohet, pjesë e identitetit tonë të shkatërrohet. Mos lejoni që të falet toka publike, prona e të gjithëve ne, që ky pas meje të fitojë 205 milionë euro. Ngrihuni në lartësinë e pozicionit tuaj përfaqësues të atyre që ju kanë dhënë votën.

I bëj thirrje artistëve, i bëj thirrje arkitektëve, i bëj thirrje inxhinierëve, i bëj thirrje urbanistëve, i bëj thirrje historianëve, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve jo vetëm të Tiranës, por të gjithë Shqipërisë, të ngrihen e të protestojnë, të ngrihen e të bëhen barrikadë e të mos lejojnë të ndodhë kjo marrëzi. Të ngrihen e të bëhen barrikadë njerëzore që të ndalet ky puc kushtetues, që të ndalet ky grusht institucional shteti. Sepse nesër, Rama siç po vjedh sot tokën publike në qendër historike të Tiranës, nesër do t’ju trokasë në shtëpitë tuaja, dhe do ju marrë edhe shtëpitë e pronat tuaja.

I bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të ngrihen e të protestojnë! Të protestojnë sot se nesër do jetë vonë. E t’i thonë “Ndal!” këtij të marri që do të na marrë të gjithëve me vete në marrëzinë e tij. T’i thonë “Ndal!” këtij barbari që do të na marrë të gjithëve me vete duke izoluar Shqipërinë e duke e mbajtur atë larg integrimit europian!!

Etiketa: Albana VokshibarbariShqiptarëtTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Arrihet marrëveshja për emigrantët, BE: Kampet do të ngrihen “vullnetarisht”

Arrihet marrëveshja për emigrantët, BE: Kampet do të ngrihen “vullnetarisht”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com