Një grup ekspertësh të Komisionit të Venecias kanë mbërritur ditën e sotme në Shqipëri në një vizitë dy ditore.
Misioni i vizitës është ligji për pronat. Komisioni i Venecias do të takojë kryeministrin Rama, por edhe grupet parlamentare.
Delegacioni nga Venecia do të takohet fillimisht me grupin parlamentar të Partisë Socialiste e më vonë edhe me grupin parlamentar “Të Pavarur” dhe grupin parlamentar demokrat.
Të dy takimet do të zhvillohen në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve në Kryesinë e Kuvendit.
Plagosje me thikë në Kavajë –
Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen...