Një ngjarje e rëndë ka tronditur Strasbourg-un mëngjesin e të martës.
Mediat franceze raportojnë se trupi i një 58 vjeçareje nga Kosova ishte gjetur në shtrat e masakruar me thikë nga burri i saj.
Sipas tyre, ngjarja tragjike ndodhi në një banesë sociale Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf.
Një burim i afërt me hetimin ka thënë se trupi ishte goditur disa herë më thikë, por vetëm autopsia do të tregojë nëse vdekja është si pasojë e goditjeve me thikë.
Ndërkohë mësohet se bashkëshorti i cili dyshohet të jetë edhe autori i krimit makabër, është i shokuar dhe sapo të qetësohet do të intervistohet.
Ndërkohë hetimi ka filluar menjëherë, fillimisht për të gjetur armën e vrasjes.
Vinin baste sportive në lokale, arrestohet një person –
Fier/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambientet e përshtatura për lojëra fati. Zbulohen...