Presidenti Bujar Nishani do të takohet sot me përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të AKIP (Aleanca Kundër Importit të Plehrave), për ligjin e importit të mbetjeve.
Takimi do të zhvillohet në Presidencë në orën 11:00.
Kreu i Shtetit pritet të njihet me shqetësimet dhe pretendimet e tyre lidhur me këtë çështje përpara se të vendosë për dekretimin ose jo të ligjit të miratuar në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama do të ketë një takim në Kryeministri me ricikluesit dhe kryetarët e Bashkive në orën 10:00.