• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ 2% tatimi për qytetarët bëhet, 3% për bizneset

16:56 | 08/08/2016
në Uncategorized
0

Deri në shkurt të vitit të ardhshëm, individët mund të rrisin vlerën e pasurive të tyre të  patundshme, me një proçes rivlerësimi që do të hyjë në fuqi në fund të gushtit. Qytetarët do të paguajnë vetëm 2% tatim për rivlerësimin e pronave të tyre të patundshme, ndërsa bizneset 3%. Me ligjin e mëparshëm, tatimi ishte 15% për të gjitha kategoritë.

Të gjithë qytetarët kanë aktualisht mundësinë që të rrisin vlerën e pronave tyre duke paguar shumë pak. Në Fletoren Zyrtare është botuar ligji për rivlerësimin e pasurive të patundshme që do të hyjë në fuqi në fund të gushtit. Sipas ligjit të ri, të gjithë individët që kanë pasuri të patundshme kanë të drejtë që deri më 28 shkurt  2017 të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Ata duhet të pajtojnë një ekspert të licencuar për të bërë vlerësimin e pronës me vlerën e tregut.

Lexo edhe

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

Pas vlerësimit të ekspertit, prona mund të regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajshtme me vlerën e re, kundrejt një tatimi i cili do të zbatohet mbi diferencën mes vlerës së re dhe asaj të mëparshme. Ky tatim është me ligjin e ri 2% nga 15 për qind që ka qenë më përpara.

Le të marrim një shembull: një individ ka blerë një apartament 12 vite më parë me vlerë 30 mijë euro dhe e shet sot 50 mijë euro, duke realizuar një fitim prej 20 mijë euro. Mbi këtë vlerë, ai do të paguajë një tatim prej 2%, të barabartë me 400 euro. Përpara hyrjes në fuqi të ligjit, tatimi  që do të paguante do të ishte 15%, ekuivalent me 3 mijë euro.

Rrjedhimisht kur ta shesë pronën, çmimi i blerjes së saj nuk do të konsiderohet më vlera 30 mijë euro por vlera e rivlerësuar 50 mijë euro, duke bërë që diferenca e tatueshme të jetë praktikisht zero.

E njëjta lehtësirë iu ofrohet edhe bizneseve, që duan të rivlerësojnë pasuritë e patundshme, por ndaj tyre tatimi që do të zbatohet do të jetë 3 për qind.

Rivlerësimi i pasurive me tatim të ulët është pjesë e amnistisë fiskale që po ndërmerr qeveria dhe që në shtator do të pasohet nga falja e gjobave për bizneset dhe detyrimeve të papaguara të automjeteve.

RIVLERËSIMI I NJË APARTAMENTI

Vlera 12 vite më parë                         30 mijë euro

Vlera e tregut sot                                50 mijë euro

Fitimi i realizuar                                 20 mijë euro

Tatimi sot                                            2% ose 400 euro

Tatimi më përpara                             15% ose 3000 euro

Etiketa: rivleresimi i pronestatim per qytetaret

Të Lidhura

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

nga 27
23:13 | 29/03/2023
0

Luis Enrique “u pendua” që mori Ansu Fatin në Kupën e Botës në Katar, sipas gazetarit Jose Felix Diaz të...

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

nga 27
23:09 | 29/03/2023
0

Një alternativë interesante ndaj shenjave të zodiakut dhe domethënies së tyre, është data juaj e lindjes. Pikërisht, numerologjia e datës...

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

nga 27
22:57 | 29/03/2023
0

Pyesni se çfarë ngjyrash nuk duhet të vishni në një dasmë? Këtu është një listë e ngjyrave që të ftuarit...

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

nga 27
22:45 | 29/03/2023
0

Sulmet në zemër kërcënojnë jetën e shumë njerëzve pavarësisht moshës. Formimi i pllakës në strukturën yndyrore në enët që ushqejnë...

Para
Eksporte armësh nga Ballkani në Siri

Eksporte armësh nga Ballkani në Siri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

23:13 | 29/03/2023
Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

23:09 | 29/03/2023
Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

22:57 | 29/03/2023
7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

22:45 | 29/03/2023
Lamborghini prezanton një supermakinë të re –

Lamborghini prezanton një supermakinë të re –

22:29 | 29/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –
  • Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –
  • Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –
  • 7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –
  • Lamborghini prezanton një supermakinë të re –
  • Me këto 10 pije i thoni “lamtumirë” migrenës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –
  • Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com