Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e krijoi Abedin Dino i Çamërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e krijoi Abedin Dino i Çamërisë

07:22 | 13/06/2017
në Uncategorized
0

Abdyl Frashëri ndoqi këshillën e Abedin Dinos nga Preveza, një njohës i mirë i politikave të Perandorisë Osmane.

Nga Arben Llalla

U mbushën 139 vite nga themelimi i Lidhjes së Prizrenit, ku burrat e kombit shqiptar u mblodhën në këtë Lidhje për të marrë vendime të rëndësishme në mbrojtje të trojeve shqiptare. Shkak për krijimin e Lidhjes së Prizrenit u bënë vendimet e Konferencës së Berlinit, ku fuqitë e mëdha të atyre kohëve vendosën që trojet shqiptare të ndaheshim midis Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në të vërtetë arkitekti i Lidhjes së Prizrenit është Abedin Dino nga Preveza, një njohës i mirë i politikave të perandorisë Osmane. Ai e këshilloi Abdyl Frashërin për themelimin e Lidhjes dhe ky i fundit ndoqi fjalën e Abedin Dinos.

I këtij mendimi është edhe historiani i njohur Paulin Z. Zefi, i cili shkruan:

“Historiografia shqiptare e përmend rëndom emrin e arkitektit të vërtetë të këtij “Kuvendi Kombëtar”, por ende më keq, duke mos i njohur atributet që i takojnë me shumë të drejtë këtij shqiptari të madh nga treva e bukur e Çamërisë tonë martire. Arkitekti i vërtetë dhe iniciatori i “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” nuk ishte patrioti Abdyl Frashëri, (deputet i Mizhlisit), por ai u zgjodh si i tillë, pasi ishte thjesht zbatuesi më i denjë i direktivave që mori pikërisht nga; ministri i Jashtëm i Perandorisë Osmane, shqiptari nga Preveza e Çamërisë, patrioti dhe intelektuali i shquar me përmasa europiane, Abedin Pashë Dino (1843-1906), i cili u lind në Prevezë. Abedin Pashë Dino, si njohës shumë i mirë i politikës së jashtme europiane të kohës, e cila bazohej mbi parimin e “vetëvendosjes së popujve”, ju përvesh punës ku nëpërmjet krijimit të kësaj Lidhje Kombëtare, e cila do të sillte edhe njohjen e Çështjes Shqiptare në arenën ndërkombëtare duke luftuar me armë në dorë për mbrojtjen e tërësisë territoriale të katër vilajeteve shqiptare që në rrethanat e krijuara po shërbenin si plaçkë tregu në pazarin e pisët ndërmjet fuqive të mëdha, popujve shovinistë sllavo-grekë dhe Perandorisë Osmane, e cila duke qenë në grahmat e saj të fundit po dhuronte tokat shqiptare gjatë kësaj tentative të dëshpëruar për të shpëtuar zemrën e këtij shteti despotik të kalbur që nga themelet. Lavdi patriotit Abedin Pashë Dino!”

Duke patur parasysh faktin që Konferenca e Berlinit i nisi punimet më 13 qershor 1878, ndërsa Lidhja më 10 qershor, atëherë logjika e thjeshtë na shpie se përfaqësuesit shqiptarë në Lidhje kishin informacione për vendimet e Konferencës së Berlinit. Por, kush mund të kishte informacione më të sakta për këtë Konferencë? Kuptohet që ai ishte Abedin Dino, i cili qe njeri i afërt dhe i besueshëm në administratën e ngushtë të Sulltanit.

Kur u themelua dega e Lidhjes së Prizreni për të mbrojtur trojet shqiptare të Jugut që u quajt Lidhja e Jugut, Çamëria u zotua se do ofrojë 10 mijë burra me armë, nëse ka nevojë. Një shifër e madhe kjo, nëse bëjmë krahasimet me trevat e tjera shqiptare.

Baza e fundit e Lidhjes së Prizrenit që ra ishte ajo e Prevezës, ku Valiu i Janinës, Asim Pasha thirri për bisedime disa krerë të Lidhjes midis tyre Sulejman Bej Dinon nga Margëlliçi, Mustafa Beun nga Janina e Qazim Bej Preveza, e të tjerë në maj të vitit 1881 dhe i arrestoi me pabesi duke i internuar në Çanak-Kala në Dardanele deri në vitin 1883.

Pra, përse mbahen të fshehta këto fakte dhe shumë fakte të tjera për krenarinë e bijve të Çamërisë? Vallë rastësi? Jo, s’ka rastësi, dua të na zhdukin çdo kujtesë krenarie të Çamërisë dhe bijve të saj që nga koha e lashtë e deri më sot, sepse shqiptarët janë trashëgimtarët e vërtetë të Pirros, Aleksandrit, pasi nëna e tij ishte epirotase, rrjedhimisht çame.

Historia e vërtetë, pavarësisht shtrembërimeve që mund t’i bëhet gjatë viteve, nuk mund të zhbëhet, por do dalë në sipërfaqe në vendin dhe kohën e duhur për të na rikujtuar gëzimet apo dhimbjet që na ka shkaktuar.

Etiketa: Abdyl FrashëriAbedin DinoKonferenca e BerlinitLidhja Shqiptare të PrizrenitLidhjen Shqiptare të Prizrenit e krijoi Abedin Dino i ÇamërisëPaulin Z. ZefiPerandoria OsmanePreveza

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Takimi në Bruksel/ Zaev-Stoltenberg: Dyert e NATO-s mbeten të hapura, nevojitet zgjidhje për emrin

Takimi në Bruksel/ Zaev-Stoltenberg: Dyert e NATO-s mbeten të hapura, nevojitet zgjidhje për emrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com