Liberalizimi i vizave në Kosovë, këto janë kërkesat e reja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liberalizimi i vizave në Kosovë, këto janë kërkesat e reja

19:26 | 14/10/2022
në Kosove Rajon
0

Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën do të vazhdojnë në grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian me datën 9 nëntor, ndërsa deri atëherë, vendet anëtare do të zhvillojnë edhe konsultime ndërmjet vete. Po ashtu, deri më 21 tetor, vendet anëtare të BE-së kanë afat që t’i dërgojnë komentet e tyre me shkrim lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel pas diskutimit të grupit punues të mbajtur të enjten në Bruksel.

Nga ky takim, sipas burimeve të njëjta, është parë se një shumicë e madhe e vendeve anëtare mbështet vendimin për liberalizimin e vizave. Por, akoma ka vende, në krye të së cilave është Franca, të cilat duan që vendimin për liberalizimin e vizave, apo hyrjen e tij në fuqi, ta ndërlidhin edhe me disa çështje tjera. Ndër to janë vënia në funksion e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, përshtatja e Kosovës me politikën e vizave të BE-së, rritja e kontrollit të kufijve dhe vazhdimi i riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së. ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, por ky sistem akoma nuk është funksional.

Në atë sistem, qytetarët e shteteve për të cilat janë liberalizuar vizat, duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre para se të udhëtojnë në BE. Atëherë do të marrin konfirmimin elektronik dhe kjo do të vlejë për tre vjet. Hyrja në fuqi e këtij sistemi është shtyrë disa herë për shkaqe teknike Ai pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, por do të bëhet plotësisht funksional më 1 nëntor të vitit 2023. Prandaj, kërkesa e Francës, sipas disa interpretimeve të diplomatëve, do të mund ta shtynte hyrjen në fuqi edhe të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën deri në nëntor të vitit që vjen. Burimet diplomatike të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se një varg shtetesh dhe Komisioni Evropian e konsiderojnë të panevojshme dhe të paarsyeshme ndërlidhjen e procesit të liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Këto vende dhe Komisioni, sipas këtyre burimeve, kanë argumentuar se ETIAS është një sistem teknik, hyrja e të cilit në fuqi varet nga gatishmëria teknike e vetë BE-së. Disa shtete, e në mesin e tyre përmendet Holanda, Belgjika, Suedia dhe Spanja, kanë shprehur mirëkuptim për këtë propozim të Francës, por shumë shtete tjera, përfshirë edhe Gjermaninë, e kanë kundërshtuar. Në këtë takim disa shtete nuk kanë shprehur qëndrim, e në mesin e tyre janë Qipro, Rumania dhe Sllovakia, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Greqia, që po ashtu nuk e ka njohur Kosovën, është shprehur fuqishëm dhe pa rezerva në favor të liberalizimit të vizave. Edhe Spanja nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka shprehur qëndrim, por ka bërë të ditur se ajo do të pajtohet me vendimin e shumicës.

Disa vende, të cilat nuk e kanë shprehur qëndrimin në këtë takim, janë arsyetuar me faktin se kanë pasur zgjedhje dhe janë në pritje të formimit të qeverisë. Ato janë Suedia dhe Italia. Danimarka, në anën tjetër, do të ketë zgjedhje më 1 nëntor. Vendet që e kanë mbështetur liberalizimin e vizave, sipas asaj që kanë përcjellë burimet diplomatike, janë: Gjermania, Finlanda, Kroacia, Estonia, Greqia, Hungaria, Portugalia, Polonia, Malta, Luksemburgu dhe Sllovenia. Austria është shprehur “në favor të vazhdimit të procesit”, por ka thënë se nevojiten raporte teknike shtesë. Çekia, si kryesuese e radhës e BE-së, në takime të tilla duhet të mbajë qëndrim neutral, por në një letër që ua kishte dërguar vendeve anëtare më herët, ishte shprehur qartë se ka ardhur koha për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Përshtypja e diplomatëve është se takimi ka dëshmuar se ekziston një shumicë e madhe në favor të liberalizimit të vizave, ndërsa tash duhet të adresohen shqetësimet e vendeve që kanë shprehur rezerva dhe kanë dalë me disa kërkesa të reja. Kjo pritet të bëhet edhe në takime direkte që ekspertët e disa prej këtyre vendeve do t’i kenë me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme të Kosovës. Presidenca çeke e Këshillit Evropian tha të enjten se është e domosdoshme që të qartësohen edhe disa çështje, për të çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën. Diplomatët thanë se duhet pasur parasysh se ky ishte vetëm fillimi, se vendet anëtare paraqitën vetëm pozicionet fillestare, dhe se duhet parë se si do të rrjedhë diskutimi në të ardhmen. Pra, në këtë moment, nuk duan të flasin për afate kohore apo për qëndrime përfundimtare të vendeve anëtare në Këshillin e BE-së. Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka konsideruar si kushte të reja idetë që janë diskutuar më 13 tetor në grupin punues për vizat në Këshillin Evropian, lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Edhe pse ata pretendojnë se janë vetëm teknikalitete, për ne janë kushte të reja”, ka thënë Bislimi për televizionin ATV në Kosovë.

Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën qysh në vitin 2018. Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Marrë nga REL

Etiketa: BEkosoveviza

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Braimllari: Rama bën sikur mbron çështjen shqiptare e lë qytetarët në varfëri

Braimllari: Rama bën sikur mbron çështjen shqiptare e lë qytetarët në varfëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com