• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liberalizimi i vizave/ Franca: Kosova nuk trajtohet ndryshe nga shtetet e tjera…

17:47 | 17/10/2022
në Kosove Rajon
0

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka thënë se sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, Kosova nuk është duke u trajtuar ndryshe nga shtetet e tjera që kanë marrë liberalizimin e vizave kohëve të fundit dhe kanë specifikuar se diskutimet në Bruksel janë duke vazhduar.

‘Kosova nuk trajtohet ndryshe nga vendet tjera që kanë përfituar kohët e fundit nga liberalizimi i vizave. Diskutimet po vazhdojnë në Bruksel”, ka thënë për Express një burim nga MPJ e Francës.

Lexo edhe

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

Gjithashtu ky burim nga “Quai d’Orsay” ka theksuar se në deklaratën e përbashkët me Gjermaninë dhe Poloninë është dhënë mbështetje për liberalizimin e vizave dhe njihet përpjekja e Republikës së Kosovës për liberalizim vizash.

Ky burim nga Parisi ka thënë se përmes komunikatës së lëshuar nga ‘Trekëndëshi i Weimarit’ theksohet përkushtimi i Francës për Ballkanin Perëndimor i cili kohëve të fundit po tregohet edhe përmes mbështetjes për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë nga niveli më i lartë politik i Francës.

‘Ministrat për Çështjet Evropiane të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë (Trekëndëshi i Weimarit) në shatator kanë bërë thirrje për progres sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky qëndrim mbështetës përbën një njohje të përpjekjeve të bëra nga Republika e Kosovës. Ai gjithashtu thekson përkushtimin e Francës në dhe për Ballkanin Perëndimor, i cili është materializuar për shembull në përpjekjet e suksesshme për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ose, edhe më së fundi, në riafirmimin në nivelin më të lartë politik të mbështetjes së saj aktive për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Republikës të Kosovës dhe të Serbisë“, ka thënë ky burim nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Pas takimit të fundit të Grupit Punues për viza ka pasur raportime në media se Franca e përkrahur nga disa shtete të tjera po e kushtëzon heqjen e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS. Për këtë çështje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e Francës në Prishtinë, ku edhe ka kërkuar të mos ndërlidhet vendimi politik i shteteve anëtare me sistemin ETIAS.

Nga Komisioni Evropian ndërkohë kanë thënë se sistemi ETIAS pritet të funksionalizohet në nëntor 2023./GazetaExpress/

Etiketa: kosoveMinistria e Punëve të Jashtme të Francësviza

Të Lidhura

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

nga 27
17:17 | 09/03/2023
0

Ranko Radosheviç, 54 vjeç, i njohur si “Eskobar” është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Serbi, në një pikë karburanti. Dy...

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

nga 27
20:57 | 08/03/2023
0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Z.A, që dyshohet për krime lufte kundër...

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

nga 27
19:01 | 08/03/2023
0

Prokuroria ka lëshuar 7 urdhër-arreste për vrasjen e 39-vjeçarit në një kafene në Nea Joni, më 21 shkurt, pas identifikimit...

Ndizen “flakadanët e lirisë” në Prekaz

Ndizen “flakadanët e lirisë” në Prekaz

nga 27
19:33 | 07/03/2023
0

Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së. Përmes ndezjes së flakadanëve u...

Para
Jozefina Topalli thirrje për bashkimin e demokratëve: Të kapërcejmë ndasitë!

Jozefina Topalli thirrje për bashkimin e demokratëve: Të kapërcejmë ndasitë!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pse duhet të konsumoni gjithmonë mjaltin në mëngjes –

Pse duhet të konsumoni gjithmonë mjaltin në mëngjes –

09:17 | 31/03/2023
Nuk ta fal kurrë largimin e Efit –

Nuk ta fal kurrë largimin e Efit –

09:11 | 31/03/2023
Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, qëllohet drejt një banese –

Goditi me thikë gruan, arrestohet 42 vjeçari në Tepelenë –

09:09 | 31/03/2023
Vritet me thikë shqiptarja në Itali, arrestohet burri i saj –

Vritet me thikë shqiptarja në Itali, arrestohet burri i saj –

08:57 | 31/03/2023
Makina elektrike turke thyen rekorde në treg –

Makina elektrike turke thyen rekorde në treg –

08:49 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Pse duhet të konsumoni gjithmonë mjaltin në mëngjes –
  • Nuk ta fal kurrë largimin e Efit –
  • Goditi me thikë gruan, arrestohet 42 vjeçari në Tepelenë –
  • Vritet me thikë shqiptarja në Itali, arrestohet burri i saj –
  • Makina elektrike turke thyen rekorde në treg –
  • Goditi me thikë gruan, dyshohet se shqiptari e vrau për xhelozi –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pse duhet të konsumoni gjithmonë mjaltin në mëngjes –
  • Nuk ta fal kurrë largimin e Efit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com