Në orët e para të mëngjesit të së martës treni i linjës Shkodër-Vorë është përplasur me një furgon mallrash.
Në furgon kanë qenë përveç drejtuesit , edhe 2 persona të tjerë. Lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe njëri nga pasagjerët E.Gj. 38 vjeç, banues në Spiten, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.