Policia bën me dije se 28-vjeçare që u plagos me armë zjarri pranë një parukerie në qytetin e Lezhës, ka ndërruar jetë.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes së rëndë, shtetasin Alfred Nikolli , 31 vjeç, banues në Lezhë. Forcat blu bëjneë me dije se punohet për arrestimin e tij.
Dyshohet se objektiv i sulmit ka qënë një person tjetër, jo shtetësja me inicialet E.D e cila humbi jetën pasi u trasportua në spitalin e Lezhës.
Ndaj 31 vjeçarit, rëndojnë akuzat për “vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.