Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes tek Kryqëzimi i Shëngjinit. Policia sqaron se një mjet ciklomotorr me drejtues shtetasin L.D. 62 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin Gj.L. 60 vjeç, banues në Lezhë i cili ishte këmbësor.
Të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Lezhës për mjekim. Mësohet se kalimtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.