Një 26-vjeçar nga Kruja është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për armëmbajtje pa leje. Mësohet se i arrestuari është Erald Doku,
Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues Erald Dokun dhe pasagjer S. R., 59 vjeç, në Kashar, shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e blinduar, që drejtohej nga Erald Doku.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së personit me iniciale S. R., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, bizhuteri të ndryshme floriri, për të cilat ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës, si dhe një shumë parash. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e burimit të sendeve me vlerë dhe të shumës së parave.