Është arrestuar sot një 19-vjeçar me origjinë shqiptare nga policia e komandës së stacionit Marsciano në Itali.
I riu ka rënë në sy në një makinë në zonën e Spinës, teksa po kryente manovra të dyshimta. Pasi është ndaluar nga efektivët e policisë, atij iu gjetën të fshehura në makinë njëzet vezë plastike që përmbanin kokainë, në një total prej 16 gramë.
I riu shqiptar kishte në xhep edhe 400 euro të ardhura nga shitja e drogës sipas policisë. I arrestuar, duke ndjekur rrugën direkte, u dënua me dy vjet burgim dhe 3000 euro gjobë.