Lëvizja Vetëvendosje: Sovranitet, por jo për konsolidimin e autokracisë me Kod Zgjedhor

Duhet të lëçisni

Ndërpriten kontratat e spitaleve me mjekët specializantë, reagon operatori

Operatori i Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor ka reaguar në lidhje me lajmet për ndërprerje të kontratave të specializanteve. Në një njoftim për shtyp, ai sqaron...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Rikonstruksioni i kabinave elektrike/ OSHEE: Në këto zona të Tiranës nuk do të ketë energji elektrike

Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dhënë njoftimin për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme në disa zona të Tiranës....

Përplasje në Jeruzalem, 9 të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Dhjetë palestinezë u arrestuan sot pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jeruzalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën. Rreth 1000...

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se qasja e qeverisë Rama është në kundërshtim me kodin e praktikave të mira të Komisionit të Venecias dhe rekomandimet e OSBE – ODHIR-it, të cilat janë kundër ndryshimit të rregullave të Kodit Zgjedhor 1 vit përpara zgjedhjeve, apo edhe më keq, 6 muaj para.

Gjithashtu Lëvizja Vetëvendosje deklaron se ndryshimi i rregullave zgjedhore në favor të partisë në pushtet është pa asnjë mëdyshje përpjekje për të deformuar vullnetin qytetar në zgjedhjet e radhës.

Njoftimi i plotë

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri prej më shumë se një viti, në kuadër të reformës zgjedhore, ka propozuar një sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura për Shqipërinë. Mirëpo, i gjithë procesi i reformës zgjedhore as nuk e ndryshoi sistemin aktual proporcional rajonal dhe as nuk i hapi listat. Marrëveshja e 5 qershorit ka qenë vetëm mirëmbajtje e një sistemi të keq zgjedhor të vendosur prej vitit 2008. Elementi pozitiv i Marrëveshjes së 5 qershorit, ishte përfshirja e të drejtës së votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut. Megjithatë, edhe kjo e drejtë po pamundësohet në zgjedhjet e 25 prillit 2021, për shkak të vonesave. Më tej, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri është shprehur kundër ndryshimeve të njëanëshme të Kushtetutës më 30 korrik dhe të Kodit Zgjedhor më 5 tetor, pasi këto manovra janë në vijimësi shprehje e autokracisë së instaluar në Shqipëri.

Kjo qasje e qeverisë Rama është në kundërshtim me kodin e praktikave të mira të Komisionit të Venecias dhe rekomandimet e OSBE – ODHIR-it, të cilat janë kundër ndryshimit të rregullave të Kodit Zgjedhor 1 vit përpara zgjedhjeve, apo edhe më keq, 6 muaj para. Rama nuk mundet të fshihet pas sovranitetit të Shqipërisë për këto manovra që instalojnë autoritarizmin elektoral. Sovranitetin e Shqipërisë, Rama t’ia tregojë Greqisë e cila po tenton të zgjerohet në Detin Jon në kurriz të territorit detar shqiptar, dhe jo ndërkombëtarëve që po e kritikojnë kryeminstrin për praktikat e tij autoritare.

Ndryshimi i rregullave zgjedhore në favor të partisë në pushtet është pa asnjë mëdyshje përpjekje për të deformuar vullnetin qytetar në zgjedhjet e radhës. Jemi të vetëdijshëm se manipulimet zgjedhore në Shqipëri nuk krijohen vetëm përmes ndryshimeve arbitrare të Kodit Zgjedhor, por edhe përmes blerjes së votës, shantazhit dhe grupeve kriminale që bashkëpunojnë me këtë pushtet autoritar. Rrjedhimisht, po shkojmë drejt zgjedhjeve të 25 prillit pa marrë masa adekuate ndaj vjedhjes së votës dhe me një Kod Zgjedhor të përkeqësuar.

Zgjidhje të shpejtë nuk ka. Përtej reformës zgjedhore, nevojitet reforma e brendshme e partive politike shqiptare. Ndryshimi i vërtetë mund të vijë vetëm kur politika t’i kthehet diskutimit programor, organizimit përmes sakrificës dhe t’i largohet lidhjes së shkurtër me interesa oligarkike.

Në ndërkohë, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri u bën thirrje deputetëve të Kuvendit, që ta hedhin poshtë me votën e tyre tentativën e qeverisë Rama për instalimin e autoritarizmit elektoral.

Tiranë, 28 tetor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Ndërpriten kontratat e spitaleve me mjekët specializantë, reagon operatori

Operatori i Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor ka reaguar në lidhje me lajmet për ndërprerje të kontratave të specializanteve. Në një njoftim për shtyp, ai sqaron...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Rikonstruksioni i kabinave elektrike/ OSHEE: Në këto zona të Tiranës nuk do të ketë energji elektrike

Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dhënë njoftimin për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme në disa zona të Tiranës....

Përplasje në Jeruzalem, 9 të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Dhjetë palestinezë u arrestuan sot pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jeruzalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën. Rreth 1000...

Kurti në Vjenë: Kosova dhe Serbia të bëjnë deklaratë të paqes me zotim për mos-sulmim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte ka qenë pjesë e Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në...