Letër e hapur për mikun tim Anti-VAX – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letër e hapur për mikun tim Anti-VAX

17:40 | 18/10/2021
në Kryesore
0

Nga Erion Dasho

Më lër ta nis këtë letër duke thënë se i kuptoj shqetësimet e tua.

Në murin tënd në facebook të shkruajnë me dhjetëra, për të mos thënë qindra, miq virtualë, puna e përditshme e të cilëve sot është bërë anatemimi i vaksinës.

Read more

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

Në inbox-in tënd vijnë video nga shkencëtarë dhe aktivistë që denoncojnë me patos “eksperimentet” që janë duke u bërë me vaksinat e “rrezikshme”, “konspiracionin global” që përgatitej prej shekujsh, por i mungonte vetën një koronavirus për t’u shpalosur, etj., etj.

Në ekranin tënd del herë pas here një personazh (shpesh i nderuar si jurist, si ambientalist apo si fallxhor) që flet me zjarr për viruset, vaksinat, ADN-në, antitrupat dhe limfocititet.

Flet me aq kompetencë, sa edhe mjeku më i zotë i fushës përkatëse duket si amator para tij.

Ajo që është më e keqja, në ekranin tënd del herë pas here edhe ndonjë mjek që i bashkohet këtij enturazhi dhe kur këtë mjek e dënojnë shoqatat mjeksore, ngrihet një stuhi akoma më e madhe se establishmenti po hakmerret ndaj guximtarëve dhe kalorësve të së vërtetës.

Të gjithë këta kanë një të përbashkët!

Ata të mbushin mendjen ty të mos vaksinohesh!

Të bindin se trupi yt i stërvitur, i ushqyer shëndetshëm, i përforcuar me disa vitamina “magjike”, mjafton për të të mbrojtur nga virusi!

Sinqerisht, uroj të kenë të drejtë!

Uroj që ti të jesh midis atyre 80 % fatlumëve që e kalojnë COVID-in si një grip të zakonshëm. Apo midis atyre 15% më pak fatlumëve që sëmuren, por sidoqoftë nuk përfundojnë në një shtrat reanimator!

Por!

Mos harro se fati i keq mund të bëjë që ti të jesh tek ai 5%-i fatkeq… Atëherë pranë krevatit tënd nuk do të jetë:

…miku i Facebook-ut që të dërgonte videon e përditshme anti-Vax. Ai/ajo ka dëgjuar para disa muajsh se nuk duhet patur kontakt me një person të infektuar. I dhimbet jeta e vet!

…drejtuesi i protestës, ai juristi apo ambientalisti, me të cilin dënonit së bashku konspiracionin botëror! Ai vazhdon në rrugën e vetë. Dje protestonte kundër vaksinës, sot ka tjetër hall.

…parashikuesi me pamje profetike që mbin ekraneve dhe parashikon të ardhmen trans-humane apo apokaliptike!

…ai mjeku amerikan, kanadez apo italian që ka vite që ka humbur licensën si sharlatan dhe mundohet të fitojë në facebook apo YouTube ato që nuk fiton dot më si mjek!

…as ai mjeku ose mjekja shqiptare që fliste në ekran me entuziazëm! Ata nuk janë infeksionistë dhe vazhdojnë të merren me pacientët e tyre!

Jo! Ti je në një dhomë spitali, i rrethuar nga mjekë dhe infermierë që po bëjnë të pamundurën për të të shpëtuar!

Që të japin medikamente, administrojnë injeksione, të lidhin pas aparaturave për të të matur temperaturën, rrahjet e zemrës, oksigjenimin, e kështu me radhë.

Që të kanë vendosur një maskë, e cila të mban akoma në jetë, sepse të jep oksigjenin që nuk ta japin dot mushkëritë e tua.

Rreth teje vdesin çdo ditë 5, 6 apo më shumë fatkeqë të tjerë dhe ti nuk e di nëse do të kthehesh dot apo jo pranë familjes dhe miqve.

Tani ndoshta e kupton se sikur të ishe vaksinuar, rreziku për të qenë në atë shtrat do të ishte rreth 10 herë më i ulët dhe se do të kishe dhjetë herë më shumë shans të ishe duke pirë një birrë me shokët se sa të luftoje për jetën në spital!

Dimri po vjen dhe bashkë me të edhe virozat. Askush nuk mund ta parashikojë se si do të sillet COVID-i, por ajo që mund të parashikojmë është:

Nëse vaksinohesh sot mundësia për të vdekur nga COVID-i në gjashtë muajt e ardhshëm është jashtëzakonisht e ulët.

Mos e humb këtë shans!

Vaksinohu!

Etiketa: COVID-19eksperimentetErion DashokonspiracioniLetër e hapur për mikun tim Anti-VAXoksigjenivaksinat

Të Lidhura

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

nga 27
15:26 | 13/03/2026
0

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe...

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

nga 27
15:14 | 13/03/2026
0

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme pranë urës së Peqinit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën....

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

nga 27
15:06 | 13/03/2026
0

Një efektiv policie në Elbasan është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim....

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

nga 27
14:52 | 13/03/2026
0

Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër hap në riorganizimin e strukturave të saj politike në terren, duke emëruar Aurel Bylykbashi...

Para
“Babai im ka qenë i martuar me një ruse”/ Rrëfimi ndryshe i Ramës: Nga regjimi i Enverit, tek emërimi si ministër i Nanos dhe kryeministër

"Babai im ka qenë i martuar me një ruse"/ Rrëfimi ndryshe i Ramës: Nga regjimi i Enverit, tek emërimi si ministër i Nanos dhe kryeministër

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

15:26 | 13/03/2026
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

15:14 | 13/03/2026
Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

15:06 | 13/03/2026
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

14:52 | 13/03/2026
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

14:42 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –
  • Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –
  • Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –
  • Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –
  • Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –
  • Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –
  • Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com