Me kërkesë të Prokurorisë Publike, Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni ka nxjerrë fletë-arreste për 15 persona, të cilët ishin pjesë e protestuesve që ushtruan dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve.
Ndërkohë, policia është në kërkim për kapjen e personave, ku pas arrestimit do t’i dërgohen prokurorisë dhe më pas do të njihen edhe me masën e sigurisë.
Këto janë urdhrat e parë, pas lirimit të 8 personave të ndaluar që nga nata e protestave.
Tre ditë më parë parlamenti i Maqedonisë u përfshi në dhunë të ashpër fizike pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryeparlamentar.