Fakti që Partia Demokratike ka vetëm 43 deputetë në Kuvend (madje një pjesë e këtyre janë aleatë të PD, pra kryetarë partish të tjera) e ka vënë në vështirësi partinë më të madhe të opozitës për përfaqësim në komisionet parlamentare.
Rregullorja e Kuvendit parashikon që një deputet mund të jetë anëtar i përhershëm vetëm në një komision parlamentar. Disproporcioni i madh mes numrit të deputetëve PS-PD në Kuvend, sjell që disa vende të PD-së nëpër komisione të mbeten bosh.
30 deputetë socialistë kanë marrë një nismë për ndryshim në rregulloren e Kuvendit që të lejojnë pjesëmarrjen e një deputeti në 2 komisione.
Në këtë mënyrë, mund të bëhet një përfaqësim më i drejtë PS-PD në komisionet parlamentare. Praktikisht, “një lëmoshë” e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës.
/Gsh.al/