Leksioni fetar që Kombëtarja i jep Tiranës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Leksioni fetar që Kombëtarja i jep Tiranës

13:45 | 21/06/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë e mundur që futbolli të shpikë dhe më pas edhe të prodhojë leksione për një komb të tërë?

Eshtë e mundur që loja magjike e topit me këmbë të jetë shumë më shumë se bukë dhe cirk romak?

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Eshtë e mundur që ndeshja në stadium të shërbejë si një kurë antidepresive, si model krenarie dhe si shenjë pjekurie?

E djela inkadeshente franceze e Kombëtares shqiptare të futbollit nuk pati asnjë dilemë për të thënë po!

Deri pak javë më parë shqiptarët mund të konsideroheshin populli më tifoz ndaj politikës në rajon e përtej tij. Edicionet e lajmeve dhe debatet politike vazhdojnë të jenë nga emisionet më të ndjekura nga qytetarët e një fashe moshore që nis tek të 30 apo të 35-tat dhe bitis aty ku bitis dhe vetë jeta. Në baret e pafundme aparatet e televizive janë si rregull të stacionuar në kanalet që transmetojnë lajme 24 orë në 24. Dhe lajmet, 24 orë në 24 janë pothuaj të gjitha të përqendruara tek politika. Kjo gjë bën që edhe më të rinjtë, kryesisht indiferentë ose gjithmonë e më indiferentë ndaj politikës, në një mënyrë apo një tjetër, të jenë të përfshirë nga atmosfera e saj. Sepse politika në Shqipëri dhe ngjyra e saj në qeveri, kushtëzojnë në mënyrë direkte jetën e çdo shqiptari, në kuptimin më direkt që ka kjo fjalë në shqip. Kështu ka qenë në këto 25 vjet. Kështu ka qenë dhe nja 50 vjet më parë se këto 25 vjet. Dhe po kështu ka qenë dhe në diferencën e viteve qysh kur Shqipëria u bë shtet dhe nisi të qeveriset e pavarur nga shqiptarët.

Në ditët franceze të Kombëtares Kuq e Zi, por dhe muajt e shkuar që shndëruan në realitet utopinë – Shqipëria në Kampionatin Europian – pothuaj në mënyrë absolute të gjithë zbuluan futbollin si një fe të re, të cilën e ndjekin të gjithë. Duke qenë të gjithë edhe profetë, edhe dishepuj. E natyrisht, të gjithë janë më së shumti edhe futbollistë, edhe trajnerë.

Futbolli sot është shndërruar fatmirësisht në Tiranë në gjithçka tjetër.

Ai është sot feja që jep shpagim e shpjegim për çfarë ka qenë më keq.

Afron shpresë për më mirë.

Sepse futbolli është sot alkool dhe dehje. Eshtë drogë legale dhe ekstazë.

Futbolli, falë mrekullisë së djemve kuq e zi në fushë, trajnerit në pankinë, tifozerisë në stadium dhe gjithë delirit të shqiptarëve, sot shërben si monedhë shkëmbimi dhe si karmonedhë shpërblimi.

Një shpërblesë e vonuar, por e merituar.

Futbolli është gjithashtu dhe mbi të gjitha, edhe një leksion i jashtëzakonshëm për fenë tjetër zyrtare në vend, për politikën. Futbolli dëshmoi se edhe kur mundësitë janë të vogla, edhe kur fati është kundër, edhe kur rrethanat janë të pafavorshme, fitorja mund të vijë.

Dhe fitorja vjen kryesisht nga sakrifica.

Se sakrificën e bën modestia.

Se modestia duhet të burojë nga shpirti dhe se veprat e mëdha mund të bëhen vetëm me shpirt të madh.

Se politika, njëlloj si futbolli ku shkëlqejnë talentet, në fakt është një sipërmarrje kolektive. Që ka shanc për fitore nga bashkëpunimi i të gjithëve dhe funksionimi si një e tërë i ekipit. Që është një investim, i cili nis me çunakun që luan me top në fushën e lagjes e përfundon me futbollistin e tërhequr nga sporti, por që ka mundësi të jetojë normalisht nga investimi i tij individual dhe mirënjohja kolektive e shtetit. Sepse politika duhet ta trajtojë si model dhe si biznes, si detyrim dhe si detyrë.

Dhe në këtë kuptim, nëse politika do të ishte sakrificë dhe jo përfitim.

Nëse politika do të ishte modeste dhe jo mendjemadhe.

Nëse politika do të afrohej si shërbim e përkushtim dhe jo si argëtim.

Nëse politika do të kishte shpirt dhe do të bëhej me shpirt si mision që kërkon sakrificë. Me sakrificën që nuk kërkon dafina si perandorët romakë, por kalvar mundimi, pra, nëse politika do të ishte kështu, padyshim që vendi do të ishte ndryshe.

Nëse këtë listë virtytesh, tërësisht të pjeshme që kuqezinjtë e demonstruan të djelën në fushë, do ta kishte politika e ditës, edhe drejtësia si pushtet, do të ishte produkt dhe jo marrëdhënie me publikun. Minimalisht nuk do të ishte marrëdhënie e dorës me xhepin e publikut.

Në atë cunam lumturie që kuqezinjtë dhuruan të djelën, ja vlen që ky leksion të lexohet edhe në Tiranë, Prishtinë a kudo gjetkë ku shqiptarët kanë në duar fate shqiptarësh, por që shpesh janë sjellë në këtë vend si pushtues të përkohshëm e cinikë të shqiptarëve.

/ javanews.al/

Etiketa: çunakukombetarjakuqezinjtëleksioni fetarLorenc VangjelipolitikaTirana

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Kopështi nuk është thjeshtë një biznes me NIPT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

21:51 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

21:15 | 20/12/2025
Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –
  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –
  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com