“Le Figaro” për Tiranën: Kryeqyteti i konceptuar nga Mussolini, hyn në shekullin XXI – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Le Figaro” për Tiranën: Kryeqyteti i konceptuar nga Mussolini, hyn në shekullin XXI

12:33 | 17/04/2018
në Shqiperi
0

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që prej vitit 2015 rrethohet nga një staf ambicioz, njerëzi të rinj me dëshirën e madhe për të transformuar Tiranën në një qytet modern dhe të denjë për të jetuar. Gazeta e famshme franceze Le Figaro publikon artikullin kushtuar transformimit të madh të kryeqytetit tonë shqiptar në këto tre vite, me një titull interesant: Tirana, qyteti i konceptuar nga Mussolini, hyn në shekullin XXI.

Le Figaro shkruan më tej se Kryetari i Bashkisë ka nisur një revolucion të vërtetë në kryeqytet së bashku me ekipin e tij, plot ide të reja që e shoqërojnë ngado. Artikulli mban një foto të Veliaj i cili vështron Sheshin Skendërbej, të transformuar në një zonë të preferuar për qytetarët, që dikur shërbente vetëm si rrethrrotullim makinash, e ndërsa sot aty organizohen aktivitetet më të rëndësishme dhe shërben si një park i madh qetësues për qytetarët së bashku më fëmijët e tyre. Nuk lihet pa përmendur edhe Pazari i ri, që dikur ishte një zonë e betonizuar, e rrënuar dhe plot mbetje, ndërsa sot është tregu më i preferuar dhe destinacioni i dashur për turistët e surprizuar nga projekti modern i ndërthurur me tradicionalen.

Artikulli i plotë nga Fabrice Node-Langlois/ Le Figaro

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Erion Veliaj e ka pothuajse të pamundur të bëjë dhjetë hapa në rrugët e Tiranës pa u ndalur nga të rinj, në veçanti vajza, por jo vetëm, të cilat i kërkojnë një ‘selfie’. I veshur me pantallona xhins dhe atlete sportive, me një çantë mbi shpinë, kryetari i ri 38 vjeçar bën xhiron e qytetit dhe në çdo dyqan tregtarët e qerasin të provojë kusha ca ullinj Berati, kush një qofte zgare, e kush tjetër një gotë raki ripërtëritëse.

Kryetari i Bashkisë ecën ngadalë në do çcep të sheshit Skënderbej, sheshi kryesor i Tiranës, që deri para pak kohësh ishte një rreth-rrotullim gjigand i tejmbushur me autovetura. Sheshi, i cili rrethohet nga Muzeu Kombëtar me mozaikun në stilin më klasik komunist, dhe nga Teatri i Operas dhe i Baletit, një tjetër dëshmi e arkitekturës komuniste, i është rikthyer tashmë këmbësorëve. Gjatë verës uji rrjedh nga disa shatervane dhe shpërndahet në të gjithë sipërfaqen e tij, çka sipas kryetarit të ri të Tiranës ndikon në uljen deri me 8°C të temperaturës.

Erion Veliaj bën pjesë në brezin e shqiptarëve që ishin ende fëmijë gjatë rënies së diktaturës komuniste (1944-1991). Themeluesi i regjimit komunist, Enver Hoxha, mishëronte versionin evropian të diktatorit koreanoverior Kim Il-sung. I diplomuar në universitetet e Britanisë dhe Amerikës, kryetari i Bashkisë së Tiranës rrethohet nga një staf i ri, brilant dhe entuziast, që et disa gjuhë të huaja. Ekipi i tij gëlon nga ide të reja për ta shndërruar qytetin e një milion banorëve – një e treta e Shqipërisë – në një qytet modern dhe të këndshëm për të jetuar.

Kështu, ai shndërroi Pazarin e Ri nga një zonë e rrënuar dhe e ndotur, në një treg tradicional, ku gjen kafene nga më modernet. Po ashtu, ai bindi kompanitë më të mëdha të vendit të nancojnë rinovimin e kopshteve të fëmijëve, të cilat ishin në gjendje të mjerueshme.

Bashkëpunimi me Veronën

Kryetari i Tiranës ka nisur një revolucion të vërtetë, duke krijuar parkime me pagesë në të gjithë qytetin. Kundrejt pagesës (100 lekë), shoferi merr një SMS ku informohet se pagesa që ka kryer me telefon do të nancojë mbjelljen e një peme në pyllin orbital që do të rrethojë kryeqytetin. Gjithnjë në ndjekje të shembujve më të mirë të qyteteve të huaja, Erion Veliaj ka krijuar një ndërmarrje të përbashket me Bashkinë e Veronës, me qëllim administrimin e mbetjeve urbane. Qytetarët e Tiranës mund të sinjalizojnë mosgrumbullimin e tyre në aplikacionin ‘Tirana Ime’, i cili ofron akses në kohë reale edhe në kamerat që monitorojnë trakun e qytetit.

I riu i zgjedhur si kryetar Bashkie në vitin 2015, ndjek hapat e mentorit të tij, Kryeministrit aktual Edi Rama, i cili fillimisht ishte ministër kulture dhe më pas kryetar Bashkie, ndërmori një transformim thelbësor të kryeqytetit. Tirana, qytet i konceptuar nga arkitektët e Musolinit gjatë pushtimit italian në vitet 1939, pësoi ndryshime të mëdha me rënien e komunizmit. Gjatë fillimit të viteve 1990, për shkak edhe të eksodit rural, u ndërtuan shumë godina në mënyrë arkaike dhe të paligjshme.

Megjithë mungesën e burimeve financiare, Kryetari energjik i Bashkisë së Tiranës, avancon duke praktikuar metodën e ‘akupunktures’: “Duhet ndërhyrje në pikat nevralgjike, të cilat ndikojnë në zhvillimin e të gjithë komunitetit”, shpjegon ai.

Megjithatë, një prej krenarive më të mëdha të Erion Veliajt mbetet bashkëjetesa në harmoni e komuniteteve fetare. “Është e vështirë të gjenden kryeqytete në bote që në pak metra katrorë të gjesh një xhami, një kishë ortodokse, një tempull apo bustin e papa Françeskut, i cili vizitoi Tiranën në vitin 2014”.

http://www.tiranapost.al/le-figaro-per-tiranen-konceptuar-nga-mussolini-hyn-plot-gojen-ne-shekullin-21/

 

Etiketa: erion veliajLe FigaroMussoliniTirana

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Vuçiç: Serbia s’ka punëtorë, po merr shqiptarët

Vuçiç: Serbia s'ka punëtorë, po merr shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com