Lazër Matija zgjidhet kryetari i ri i SHRF Shkodër, rivali e uron

0
149

Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, ku ishin dy propozime, Kujtim Shaba dhe Lazer Matija. Matija u zgjodh kryetari i ri i SHRF Shkodër duke pasuar Armando Cungun. Në raundin e parë Matija mori 14 vota përballë 9 votave për z.Shaba, ndërkohë që në raundin e dytë Matija mori 15 vota dhe Kujtim Shaba 8 vota. Në fjalën e tij, Matija falënderoi anëtarët e SHRF Shkodër për mbështetjen dhe zgjedhjen si kryetar i kësaj shoqate. Ndërsa shprehu mirënjohje për faktin se dhe kundërshtare i tij e pranoi rezultatin, duke theksuar se kjo ishte fitorja më e madhe.

Është një moment i veçantë për mua dhe futbollin në rajonin e Shkodrës duke qenë se sot u zhvilluan zgjedhjet. Shoqatat më zgjodhën mua si Kryetar të ri dhe do punoj e kontribuoj për ta rrit cilësinë e futbollit në shoqatën tonë, për ta bërë një shoqatë model ashtu siç i takon djepit të futbollit shqiptar. Dua të falënderoj të gjitha shoqatat që më propozuan dhe më votuan por edhe ata që votuan për kandidatin tjetër. Ne do të punojmë të gjithë sëbashku që të rrisim cilësinë e futbollit në shoqatën tonë. Mendoj se ishte një proces shumë i mirë, një proces transparent, zgjedhjet më demokratike që mund të zhvilloheshin ashtu siç i shkon Shkodrës, me transparencë dhe mirëkuptim”, tha ai. Në Asamblenë e sotme u propozua për President, Armand Duka, ndërkohë që për anëtar Komiteti Ekzekutiv u propozua Fatbardh Jera.