Policia ka arrestuar me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike komandantin e Repartit të Pezë-Helmesit si dhe një ish-punonjës policie.
Të arrestuarit janë Drilon Shqau, 31 vjeç, banues në Tiranë, (me detyrë komandant skuadre në Repartin Ushtarak Pezë Helmës) dhe Vehbi Teqja, 48 vjeç, banues në Tiranë, (ish punonjës policie).
Gjatë operacionit “Last Service”, policia ka sekuestruar në kuadër të provës materiale 301 gramë kokainë, 1 automjet i tipit Mercedes Benz, si dhe 4 aparate celulare të markave të ndryshme.
Ndaj këtyre shtetasve disponoheshin informacione se shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë, në zonën e njohur si “Vorri i Bomit”.