Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka larguar me forcë nga foltorja një grua e cila mori fjalën jashtë radhe gjatë një aktiviteti për Lidhjen e Prizrenit.
Largimi i saj me forcë nga foltorja ka nxitur një sërë reagimesh në rrjetet sociale, duke e cilësuar veprimin e kryeministrit të Kosovës një gjest të dhunshëm.
Haradinaj ka reaguar pas kësaj ngjarje duke four me jo pak ironi.
“Nuk ka pasë dhunë. Në Dukagjin ne nuk e tregojmë forcën me gra, po me burra. Unë i thashë që tani ikte autobusi i orës 5 e më pas do duhet të priste tjetrin deri nesër. E kisha për të mirën e saj”, u shpreh Haradinaj.