“Largimi i Agron Tufës”, Meta: Tronditës mosreagimi i asnjë institucioni ndaj ngjarjes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Largimi i Agron Tufës”, Meta: Tronditës mosreagimi i asnjë institucioni ndaj ngjarjes

12:11 | 20/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në konferencën vjetore të Avokatit të Popullit me temë “Liria pa urrejtje liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut” ku ka dhënë disa mesazhe të forta.

Meta e cilësoi lajm tronditës largimin e Agron Tufës, siç tha ai për shkak të kërcënimeve për shkak të detyrës dhe mendimit të tij.

Pjesë nga fjala e Presidentit

Read more

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Ishte një lajm tronditës gjithashtu largimi i Agron Tufës, një shkrimtar i njohur dhe ish-drejtues i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit i cili u kërcënua familjarisht për shkak të detyrës dhe mendimeve të tij të shprehura publikisht. Ishte edhe më tronditës mosreagimi i asnjë institucioni ndaj kësaj ngjarjeje apo të tjera të ngjashme ky zyrtarë të ndryshëm gjenden para kërcënimeve të hapura dhe publike dhe nuk reagon askush. As media, as gazetarë dhe as pedagogët nuk janë dhe nuk mund të jenë armiqtë tanë ndaj të cilëve duhet të ruhemi e nuk mund të trajtohen kurrsesi si të tillë.

Vitet e fundit kanë qenë të shumta rastet kur roli dhe kontributi i medias në denoncimin e aferave korruptive dhe veprimtarive kriminale me pasoja të rënda për shoqërinë dhe ekonominë e vendit ka qenë thelbësor. Funksionarët publikë duhet të jenë model në respektimin e dinjitetit të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim apo stereotipizmi, prandaj edhe daljet e tyre publike si edhe deklaratat në media apo rrjete sociale nuk duhet të cenojnë asnjëherë ndjeshmërinë e qytetarëve për shkak përkatësie të çfarëdolloj grupi shoqëror. Tërmeti i 26 nëntorit tregoi edhe rëndësinë e madhe të lirisë së medias në drejtim të informimit në kohë reale por edhe shpëtimit të jetës të qytetarëve. Në këtë rast dua të përgëzoj publikisht të gjitha mediat, veçanërisht gazetarët e terrenit të cilët mbuluan me përkushtim, profesionalizëm dhe etikë këtë ngjarje tronditëse për Shqipërinë dhe shqiptarët duke e vënë theksin tek solidariteti dhe kujdesi për jetën e njerëzve.
Uroj që viti i ardhshëm t’i gjejë mediat dhe gazetarët shqiptarë më të lirë, më të mbrojtur, më aktivë dhe gjithmonë pranë të vërtetës në mënyrë që të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë të informohen ashtu siç e meritojnë në bazë të të drejtave kushtetuese të tyre por kjo kurrsesi nuk mund të ndodhë me një urim dhe me një dëshirë, pasi kërkon një reflektim të të gjithë shoqërisë dhe politikës në radhë të parë. Një mjedis politik i përçarë artificialisht dhe përjashtues nxit gjuhën e urrejtjes në tërësi, ndaj urojmë që edhe tërmeti që ndodhi të shërbejë si një moment reflektimi dhe ringritje dhe bashkëpunimi pasi vetëm dialogu dhe gjithëpërfshirja na garanton një demokraci të suksesshme dhe të qëndrueshme, frymëzuese për qytetarët dhe sidomos për të rinjtë tanë në mënyrë që ata ta shohin të ardhmen në vendin e tyre.

Etiketa: Kryeministri Edi Ramalargimi i Agron Tufësliria e shprehjesPresidenti Ilir Meta

Të Lidhura

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

nga 27
17:07 | 16/03/2026
0

Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër...

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

nga 27
16:51 | 16/03/2026
0

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Reagim për shtyp i kryetarit të grupit parlamentar të...

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

nga 27
16:35 | 16/03/2026
0

Më 26 shkurt, Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR, për grupkapitullin e...

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

nga 27
15:27 | 16/03/2026
0

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me...

Para
Kryetarja e KiE në Tiranë: Paketa “antishpifje” jo në përputhje me standardet e BE

Kryetarja e KiE në Tiranë: Paketa "antishpifje" jo në përputhje me standardet e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026
Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

14:47 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com