Lapis Niger, Guri i Zi nuk përkthehet në latinisht, por në shqip

Duhet të lëçisni

Lëviste lirshëm në rrugë, gjobitet i infektuari me Covid në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka gjobitur një 65 vjeçar i cili edhe pse pozitiv me Covid po lëvizte lirdhëm në rrugë. Sipas uniformave blu shtetasi  V....

Shpërthim i kontrolluar në Durrës, shembet me eksploziv pallati 9-katësh

IKMT ka shembur me shpërthim të kontrolluar pallatin 9-katësh në Durrës. Pallati është shembur brenda disa sekondave prej eksplozivit të vendosur në strukturat e tij...

Manastirliu: Nis sot programin e vaksinimit kundër gripit falas, grupet që përfitojnë të parët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliuka nisur sot programin e vaksinimit kundër gripit falas për të gjithë edukatoret dhe arsimtarët në të...

Gjobiten 729 qytetarë për maskën, 7 persona përfundojnë në komisariat

Policia e Shtetit ka gjobitur 729 qytetarë me nga 3 000 lekë për mos vendosje të maskës. Sipas policisë, ka patur nga ata qytetarë që...

Shkruan dr. Nusha Hida Diba*

Autori Fahri Xharra i librit “Roma fliste shqip” në faqën 396 e përmendë “Gurin e Zi – Lapis Niger”, i cili konsiderohet si guri, në të cilin janë nga shkrimet e para latine. Autori e vë në dyshim që në atë kohë të jetë përdorur latinishtja. Në libër lexojmë: “Guri i Zi i gdhendur që është jashtë shpellës Grotta Oscura nga populli pellazgjik Vei e ka një shkrim shumë të hershëm.

Mbishkrimi daton që nga viti 575-555 para Krishtit. Mbishkrimi i Cipusit është i gjymtuar dhe ka formën e një  piramide  është në një alfabet latin arkaik, me karaktere alfabetike të prejardhjes greko-etruske (kështu thuhet gjer më tani). Shkruhet herë nga njëra anë herë nga tjetra (si alternativë, nga e majta në të djathtë dhe nga e djathta në të majtë, si lëvizin qetë kur lërojnë fushën.

Deri në demonstrimin e vërtetësisë së fabulës prenestine, ky dukej që ishte mbishkrimi më i vjetër latin i gjetur ndonjëherë, duke rezultuar i pakuptueshëm. Është e nevojshme të sillet në latinishten klasike (që gjer më sot nuk është sjellë), ku prej aty rezultojnë  dallime të dukshme veçanërisht për morfologjinë dhe fonetikën (po aty).

Ky lajm është prurë shumë bukur nga profesor Fahri Xharra në librin e tij “Roma fliste shqip” dhe është materiali i dytë, mbi të cilin ai mbështetet se mbishkrimi nuk është në latinisht, por është në gjuhën shqipe. Nuk duam të marrim përsipër shkrime historike që deri tani nuk i ka marrë kurkush përsipër t’i përkthejë, por do japim mendimin tonë modest, jo për të konkuruar me ndonjë mendim a person, por në ndihmë të shkencës e historisë.

Që në vitin 1889, kur është gjetur, rreth këtij guri ka patur shumë polemika.

I pari që referoi në mënyrë zyrtare është Giuseppe Gatti (ACME – Annali  della Facolta  di Lettere e Filosofia  dell’università degli studi di Milano , Volume LVIII- Settembre – dicembre 2005), i cili duke përgatitur shkrimin për (Notizie degli scavi di antichità) kufizon përshkrimin e vendit të gjetur duke thënë që mbase prezanton një vend religjioz, i hapur, i goditur nga rrufetë dhe që legjenda popullore e kujton si varrin e Romolo, themeluesi i Romës (G.Gatti, Nuove scoperte  nella città di suburbio, Notizie degli Scavi di antichità, 12, 1898 pp. 491-492).

Pa dashur të sjellim polemikat që janë bërë rreth këtij guri në shekuj këtu kërkojmë pa sforcime të shqipërojmë gurin e gjetur në Romë.

Sigurisht, kush e lexon këtë gur tani nuk duhet të imagjinojë  të lexojë në shqipen e sotme, për të cilën janë bërë shumë kongrese drejtëshkrimi për ta sjellë në gjendjen që është sot, duhet të imagjinojmë një gjuhë që ka përdorur zanoret, por që i ka vendosur siç ka dashur vetë (edhe sot në gegnishte ndodh kjo) dhe për këtë më shumë do mbeshtetemi tek dialekti gegë i folur sot në pjesë qendrore e veriore të trojeve të vjetra shqiptare. Mos të presim fjali të plota, sepse guri është dhe i dëmtuar dhe duhet të jenë fshirë shumë nga shkronjat, plus gjuha e vjetër është shumë arkaike edhe për shqipen, por shumë nga fjalët Lapis Giner shqipërohen shumë thjeshtë dhe kjo na bën krenar, sepse edhe pse e quajnë grego-etruske nuk kanë arritur ta përkthejnë vetëm kanë përdorur legjendën popullore që aty është varrosur Romolo themeluesi i Romës.

Karekteristikë e këtij shkrimi është që shkruhet herë nga e djathta dhe herë nga e majta. Në disa nga rreshtat shprehjet janë të ndara dhe me dy pikësha. Nuk duam të marrim lavdinë mbi mundin dhe sakrificën e shumë studiuesve që janë përpjekur ta përkthejnë gurin, por të lajmërojmë të gjithë këta studiues që nëse do kërkonin ndihmë nga gjuha shqipe besoj se do gjejnë përgjigjen që se kanë marrë me shekuj, jo nga gjuha greke, por nga gjuha shqipe, e cila flitet edhe sot mbase po me atë stil mënyrë që flitej edhe mijëra vjet më parë.

Me anë të këtij guri ne kujtojmë dhe fjalë të vjetrat tona që i kemi në përdorimin e përditshëm, por harrojmë sa të vjetra janë dhe që në gjuhën shqipe kanë përfaqësuar më shumë se një objekt ose përcjellin një ose më shumë kuptime.

Fjalët e shkruara sillen nga “Latinisht” shqip-italisht-shqip në tabelat e mëposhtëme.

Latinisht Shqip Italisht Shqip sot
Quoi   Quis Këtu
Hoi Hoje-bletësh   Varrezë
Sakros   Sacros Shenjtë
es esht è Eshtë
Ed Ed Ed Eduard
Sorm Sorm   Serm
Ja ecco Ja
ias jasht fuori Jashtë
re   re Mbret
gei gjej trovo Gjej
ic Hic , hik Niente, se ne andato Hiç , ka ik
E shkum , erdhem Siamo andati , venuti Shkuam, erdhëm
quos   Dove Ktu, ku
Ri, I ri, rri Giovane, sta I ri, rri
Ne kal Al cavallo Në Kal
Ato ata Loro Ata
ram ran caduti ranë
Oi Od Oi Oi Odoard  Oi O Odoard O Oj Odoard Oj
Uh   Uh
men   uomini Burra
Ta kapia Ta kapia Se lo prenderò Nëse do ta zë
Do ta v Do ta vras  Ucciderò Do t’a vras
mi Me Con Me
Te Ty Te Ty
Ria Rrija Restavo Rrija
Mku oi Ma ku ai Dova sta lui Ku është ai
Ha      
Vel  Od Vella Od Fratello Od Vëlla Odoardo
Ne-qu Ne –ktu Noi qua Ne këtu
odio   Odio Urrejtje
vest  More vesht Hai saputo Ke dëgjuar
Od      

Këtu është varreza e shenjtë e Od, Serm

Ja jashtë mbretin se gjej, ka ik

Erdhëm ktu ku ai i ri rri

Nkale ata ranë oj Odoard Oj

Uh burra nëse do e zë do ta vras me ty rrija, ku është ai

Vëlla Odoard, ne këtu urrejtje Od

Këtu është varreza e shenjtë e Odoardos serm

Ja jashtë ka ik, nuk gjendet

Në erdhëm ktu, ku ai rri

Nkale të rane oj od oj

Uh, burra, nëse do ta kap do ta vras me me ty rrija, po ku është ai?

Vëlla Odoard ne këtu vetëm urrejtje!

Shohim fjalën “Hoj”. Në fjalorin “Treçani” “Lapis Niger” thuhet se ka formën e një trapezi. Hoje në shqip janë trapezët e bashkëngjitur, ku merret mjalti i bletëve, por dhe një varrezë ku bletët vdesin. I lidhur me bletët në përjetësi njeriu i ka trajtuar këto insekte inteligjente me një respekt të veçantë, përderisa në gjuhën shqipe ende sot bletës i thuhet vdes, sikurse i thuhet njeriut. Pra, fjala “Hoj-Hoje” tek Guri tregon një varrezë dhe fjala që vjen pas është “Sakr”, pra e shenjtë. Do të thotë se ajo varrezë ka diçka të veçantë. Dikush aty i shenjtë është varrosur.

Një fjalë tjetër e përkthyer është dhe fjala “Sorm” (për këtë falënderoj profesor Pjetër Markun) në shqip mund ta shqipërojmë edhe serm, metal me vlerë që është përdorur për të bërë objekte me vlerë, por mbase është përdorur edhe si epitet ashtu sikurse ne përdorim sot: djalë flori, vajzë flori.

Me copëzat e shkruara duke kërkuar t’ju jepet kuptim, thuhet se aty janë varrezat, por Mbreti aty nuk është: “Ja jashtë ka ik, ose ka iç (nuk gjendet)”, që do të thotë se aty s’ka njeri të varrosur. Sipas shkrimeve të vjetra  thuhet se varreza u prish, për shkak të “Galli Senoni” gjatë shkatërrimit rreth 390 vjet para Krishtit. Ata që kanë shkruar atë Gur sigurisht duhet ta kenë shkruar pas profanacionit të varrezave duke kujtuar se ata erdhën në kuaj dhe e prishën ato Hoje të shenjta, ku pushonte Mbreti.

Edhe sipas studiusve të tjerë Lapis Niger dhe Vazoja Duenos  jane bërë në të njëjtën kohë. Edhe tek Lapis Niger dhe tek Vazoja gjejmë fjalët Ed o Od. Në latinisht ata janë dy emra  Eduard e Odoard, Odoard i përdorur shumë shpesh për emra fisnikësh në Itali, ndërsa Eduard është një emër i vjetër shumë përhapur dhe në trojet shqiptare.

Do ishte kënaqësi që të ballafaqojmë studimet rreth këtij Guri me argumenta, jo me mllefe, se këtu askush nuk do të marrë primatin, por t’i bëjmë shërbim historisë e kulturës shqiptare dhe gjuhës së vjetër shqipe, mbi bazën e së cilës u krijua latinishtja, jo përse këtë dëshirojmë ne, por se për këtë flasin faktet.

Referenca:

– Gaetano De Sanctis – Il lapis niger e la iscrizione arcaica del foro romano – Rivista di filologia e di istruzione classica – 28 – 1900 –
– Claude Moatti – Roma antica – ed. Electa/Gallimard, – 1992 –
– Giacomo Boni – Scavi al Foro Romano: esplorazione del comizio. – Roma – Accademia dei lincei – 1900 –
– Guido Di Nardo – Monumenti arcaici del Palatino – Ed. Ruiz – Roma – 1954 –

– Guido Di Nardo – La Roma preistorica sul Palatino, il primato italico sulla civiltà mediterranea – Albano Laziale

* Nusha Zhuba është doktore në teori e kërkim në Romë

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Lëviste lirshëm në rrugë, gjobitet i infektuari me Covid në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka gjobitur një 65 vjeçar i cili edhe pse pozitiv me Covid po lëvizte lirdhëm në rrugë. Sipas uniformave blu shtetasi  V....

Shpërthim i kontrolluar në Durrës, shembet me eksploziv pallati 9-katësh

IKMT ka shembur me shpërthim të kontrolluar pallatin 9-katësh në Durrës. Pallati është shembur brenda disa sekondave prej eksplozivit të vendosur në strukturat e tij...

Manastirliu: Nis sot programin e vaksinimit kundër gripit falas, grupet që përfitojnë të parët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliuka nisur sot programin e vaksinimit kundër gripit falas për të gjithë edukatoret dhe arsimtarët në të...

Gjobiten 729 qytetarë për maskën, 7 persona përfundojnë në komisariat

Policia e Shtetit ka gjobitur 729 qytetarë me nga 3 000 lekë për mos vendosje të maskës. Sipas policisë, ka patur nga ata qytetarë që...

“Olta Xhaçka gënjeu për udhëtimin me helikopter”, Vokshi: E përdori për fushatë elektorale

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka nxjerrë një video të re, ku denoncon rastin e fluturimeve të Olta Xhaçkës me helikopter. Vokshi nxjerr një video...