Disa shkodranë e kanë marrë sportin me sportivitet. Rënien e skuadrës së tyre në kategorinë e sytë ata e kanë cilësuar si vdekjen e “99-vjeçares” Vllaznia.
Një lajmërim vdekjeje që shpreh jo pak trishtimin e shkodranëve, ama mënyra komike që kanë zgjedhur ta bëjnë tregon pak natyrën humoristike të shkodranëve.
“Me hidhërim jo të madh njoftojmë se vdiq KF Vllaznia, vjeç 99. Presim vizita ditën e diel datë 27.05.2018 (me shpërblime). Me respekt nga Presidenca, Bordi drejtues dhe futbollistët”, shkruhej në lajmërimin e vdekjes të afishruar nga një tifoz në qendër të qytetit.