Nga Kastriot Dervishi
Nëse vëren televizionet në vend, paraqitja e lajmeve, ka një format gati njësoj te të gjithë:
1-Kryeministri flet për arritje madhështore që “armiku” opozitë nuk i ka bërë dhe nuk i bën dot.
2-Flasin ministrat (sipas dezhurnit javor të propagandës) për të tjera suksese.
3-Flet pak sekonda opozita.
4-Lajme policore të parēndësishme, duke cituar emra të panjohur. Jepen detaje të mërzitshme.
5-Kulturë.
6-Flet kryetari i bashkisë së Tiranës, i vetmi “që punon”. Po ato fjalë që po ndryshon qyteti, që është rritur vlera e pronës, që po shtrohet një rrugicë, që u rregullua wc-ja e një kopshti, etj. Pamjet shoqërohen me dron, ndërsa kryetari nuk flet po nuk pati ndonjë ekskavator në sfond.
7-Lajme nga bota.
8-Lajmi i radhës sharës e shpifës kundër presidentit Trump.
9-Sporti nëpër botë.
10-Sporti te ne.
Vijeni re këtë skemë ditët në vijim.