Laboratorët italianë të ADN-së zbulojnë origjinën e etruskëve

Duhet të lëçisni

Aksident tragjik/ Përplasen dy makina, vdes 55-vjeçari në Laç

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Bëhet me dije se mjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është...

“Është mirë të tërhiqesh si kampion”, largohet drejtori i Tiranës Arbi Laçi

Çdo fillim e ka një fund. Arbi Laçi është larguar zyrtarisht nga Tirana. Ish-drejtori sportiv i bardhebluve ka konfirmuar gjithçka me anë të një...

Policia jep detaje për vdekjen e 50-vjeçarit që tërhoqi zvarrë qenin e tij

Ditën e sotme ka ndërruar jetë 50-vjeçari Faik Përkoxha i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin e një qeni. Ai u fotografua...

Libani nuk gjen qetësi, shpërthen depo e armëve, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditëm e sotme në Liban, ku ka shpërthyer një depo armësh. Mediat e huaja bëjnë me dije se nga...

E kam thënë 1000 herë dhe nuk do lodhem aspak duke e ripërsëritur, o ne zgjohemi dhe investojmë për të kaluarën tonë dhe ju përgjigjemi të huajve, (jo vetëm me nacionalizëm romantik, por me prova dhe argumente te shëndosha shkencore), ose të mbyllim gojën dhe të pranojmë konkluzionet e të tjerëve, të cilët e vendosin fatin e tyre, por njëkohësisht dhe fatin e popullit tonë, që nuk e gjen dot vetveten. Por ne, nuk e kemi idenë se çështë dhe si është i ndertuar një laborator i kërkimeve të ADNsë dhe jo më tju përgjigjemi të huajve… (Gjergji Anastasi)

Origjina e etruskëve vjen nga Anatollia

Misteri u zbulua nga teksti i ADN-së. Studiuesit kishin të drejtë: Erodoti nuk gabonte.

Po marr durimin dhe po përkthej artikullin e plotë, atë që gazeta italiane e ka publikuar mbi kërkimet dhe përfundimet e laboratorëve me ADN për gjetjen e origjinës së Etruskëve.

Edhe një fakt më tepër për “Roma fliste shqip” nga Fahri Xharra

Artikulli i gazetës La Repubblica është shkruar nga: Elena Dusi (kliko këtu për shkrimin në gjuhën italiane)

Romë – Gjenetika, i jep të drejtë Erodotit. Etruskët zbarkuan ne gadishull, mbas një udhëtimi që filloi i nisur nga Anatollia 3.000 vjet përpara. Pika e nisjes kish qenë fiksuar në rajonin anatolikëte Lidia-s me faqe nga Egjeu.

Një etapë e mundimshme duhet të ketë qenë ishulli i Lemnos, në thellësi të brigjeve të“Greqisë”. Analizat e ADN-së  zhvilluar në vitet e fundit, lenë pak dyshime mbi itinerarin e etruskëve. Konfirmimi i fundit vjen nga një studim i Universitetit të Torinos, mbi një grup pasardhës të popullit që jetonte midis Arno-s dhe Tever-it. Alberto Piazza ka mbledhur detajet e studimeve të tij në Nizza, në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Njerëzore.

Kërkuesit e Torinos, janë nisur nga ADN-ja e disa individëve meshkuj të qyteteve Volterra (116 persona nën kontroll të ADN-së), Murlo (86 persona) dhe në Valle del Casentino-s (61 persona). Të gjithë vullnetarët jetonin të paktën tre breza në qytezat e tyre dhe kishin një mbiemër tipik të këtyre zonave. Për sa mund të jetë e mundshme, këto kritere shërbenin për të grumbulluar vetëm pasardhësit e pastër të etruskëve, eliminuar kështu ndikimin e emigracionit.

Kodi gjenetik i “etruskëve të tanishëm” u vu në ballafaqim me ato të 1264 persona me prejardhëje nga Toscana, nga Veriu i Italisë, nga Ballkani i jugut, nga Siçilia dhe Sardegna, nga Lemnos dhe nga Anatolia. Midis kampionëve të ADN-së marrë në konsideratë për ballafaqim, pesë përgjigjeshin në menyrë identike në Turqi e në Lemnos, ndërsa një tipik i banuesëve të Murlo-s përputhej në mënyrë perfekte vetëm me të anatolikëve. Shumë të dobëta, ishin korrespondenca gjenetike midis pasardhësve të tirrenëve dhe të italianëve.

“Kampionet e ADN-së që vinin nga Murlo dhe Volterra,- shpjegon Piazza,- janë të lidhura më tepër me popujt orientalë dhe jo të atyre të banuesve të gadishullit. Kërkimet tona konfirmojnë që Erodoti kishte të drejtë; etruskët vijnë në Itali që nga Antika nga Lidia. Por, për të qenë të sigurtë 100%  po i zgjerojmë analizat në zonat e tjera të Toskanës. Do provojmë të marrim material gjenetik edhe në varreza”.

Me fragmentet e ADN-së të marra nga 30 varre etruske tre vjet më parë nga Guido Barbujani i Universitetit të Ferrarës, ai del në përfundimin se etruskët vinin nga Anadolia, o nga brigjet orientale të Mesdheut.

Alberto Piazza dhe kolegët e tij, në prill patën publikuar në “American Journal of Human Genetics” studimin e parë shumë të ngjashëm me të tanishmin, që kishte arritur në të njëjtat përfundime si tani. Por, sot genetistët kanë analizuar fragmentet e kromozomit Y (që trasmetohet me linjën mashkullore), morën në shqyrtim 322 vullnetarë gra, duke studiuar disa sektorë të ADN-së mitocondriale (e trashëguar vetëm nga mama në të bijën) dhe e kanë ballafaquar me 15.000 gra me 55 popullata të ndryshme në Evropë e Lindjen e Mesme. Në fillim të vitit 2007, Universiteti Cattolica i Piaçencës, kishte zgjeruar kërkimin e ADN-së edhe në 4 raca  të bagëtive të Toskanës. Komplet të ndryshme nga shembujt  italianë, të cilët demostruan ngjashmëri me lopët ballkanike, analtolike dhe të Mesdheut, shenjë kjo, se në anijet Tirrene, kishte edhe krerë bagëtish.

E përgatiti Fahri Xharra

06.08.20 Gjakovë

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Aksident tragjik/ Përplasen dy makina, vdes 55-vjeçari në Laç

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Bëhet me dije se mjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është...

“Është mirë të tërhiqesh si kampion”, largohet drejtori i Tiranës Arbi Laçi

Çdo fillim e ka një fund. Arbi Laçi është larguar zyrtarisht nga Tirana. Ish-drejtori sportiv i bardhebluve ka konfirmuar gjithçka me anë të një...

Policia jep detaje për vdekjen e 50-vjeçarit që tërhoqi zvarrë qenin e tij

Ditën e sotme ka ndërruar jetë 50-vjeçari Faik Përkoxha i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin e një qeni. Ai u fotografua...

Libani nuk gjen qetësi, shpërthen depo e armëve, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditëm e sotme në Liban, ku ka shpërthyer një depo armësh. Mediat e huaja bëjnë me dije se nga...

Kollomoqi që na jep çdo ditë Qeveria

Nga Klodian Tomorri  Gjatë viteve 80’, teksa “ZIS-at” e Partisë transportonin në autokolonë, misër nga Lushnja në Berat, njëri nga magazinierët e rezervave të shtetit në...