Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ky brez nuk do ta kuptojë kënaqësinë e të kënduarit “llaçi bojs” rrugës për në plazh, me autobus

Nga Media 0

Nga Elma Doresi

Brezi i ri nuk do ta kuptojë…!

Ky brez nuk do ta kuptojë se çfarë kënaqësie është të luash doçe-kanoçe, ai as e di se ajo është lojë.

Nuk do ta kuptojë kënaqësinë e formave në tokë, të hidhje aty kallaj dhe sa i bukur të dukej ai ylli apo ajo thika në fund.

Ai nuk e di kënaqësinë e të luajturit “Hajduti dhe Polici”, të fshiheshe nëpër shkallë dhe e vetmja gjë që të ndalonte ishte zëri i prindit tënd ku të kujtonte se vajti vonë e duhej të futeshe në shtëpi.

Ky brez, sot ka makina, por nuk do ta kuptojë kurrë kënaqësinë e të vajturit në plazh me autobus dhe të kënduarit në kor këngën e bananes apo o llaçi bojs (all tha she wants).

Sot merren fusha me qera, apo palestra, por nuk është e njëjta ndjesi të gjesh një litar të sajuar, të varesh tek dritarja e komshiut, ta lidhësh atë tek hekurat dhe ta quaje atë një fushë volejbolli.

Sot ti luan kendit kresh, por ti s’e di kënaqësinë e të luajturit topa gropash, apo të rrëshkiturin me karton nga shkallët.

Ky brez nuk do ta kuptojë se dikur festohej dita e ujit. Gjendeshin shishe, çpoheshin tapat dhe gjatë tërë ditës fëmijët e lagjes sime bashkë me mua bëheshim qull dhe pse e dinim se do përfundonim duke marrë disa ulërima nga familja: Ia vlente!

Ky brez nuk e di kënaqësinë e nuk do na kuptojë kur ne të themi: po ku hanim bukë në lagje? Një fetë bukë në njërën dorë, një domate, një kastravec dhe pak djathë (me raste ky i fundit). Po sa na shijonte….më shumë se ravioli apo picat e sotme.

Ky brez sot i ka këmbët e pastra dhe nuk do t’i kuptojë kurrë shenjat tona nëpër gjunj dhe faktin që qeshim kur tregojmë se:
-Shikon këtë? E qepura e parë kur rashë nga biçikleta.
-Ndërsa këto këtu kur i mora vëllait fshehtas motorin dhe faktin që qëndrova 2 ditë me ethe nga temperatura që më sollën fakturat por nuk i tregoja familjes.
-Ndërsa kjo këtu, kur u rrëzova tek një hekur dhe është e qepura e tretë…etj etj…

Sot të gjithë kemi syze, por dikur ngjitur mes vështirësive të ndërtesave pranë lanës, qëndrronin rreth 30 fëmijë me xhama nëpër duar, shkrepse, të cilat pasi i nximë ato dhe fytyrat tona, u ulëm në katin e tretë të asaj ndërtese dhe shijuam Eklipsin. Ishte Eklipsi më i bukur në botë ju betohem.
Ky brez nuk do na kuptojë se çdo të thotë të dalësh në 19:05 ndërkohë që në 19:00 ishte shtet rrethimi.
Fëmijëria ime është më e bukur se e jotja.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej