Kërkesa e PD-së për ta shpallur antikushtetues vetting-un u rrëzua nga Gjykata më 22 dhjetor
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin e arsyetuar për ligjin e vetting-ut, duke rrëzuar kërkesën e PD-së për ta shpallur këtë ligj antikushtetues.
Në vendimin prej 5o faqesh të Kushtetueses thuhet se ligji i Vettingut nuk cënon parimin e ndarjes së pushteteve, dhe se kërkuesi (PD) nuk ka arritur të argumentojë së në ç`mënyrë këto dispozita cenojnë parimet kushtetuese të pretenduara.
Tashmë ligji i vetting-ut hyn në fuqi dhe menjëherë do të fillojë zbatimi i tij.
Gjashtë ishin gjyqtarët që votuan pro rrëzimit të kërkesës së PD dhe konkretyisht|: Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatos Lulo, Bashkim Dedja, Vladimir Kristo, e Fatmir Hoxha.