• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kushtetuesja, kur frika fiton mbi Amerikën

15:19 | 25/10/2016
në Opinion
0

Lexo edhe

Kiko bëhet avokat i McGonigal

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Nga Skënder Minxhozi

Mesa duket reforma në drejtësi do të hyjë në analet e shtetit shqiptar, si tentativa për ndryshim më e anatemuar dhe e goditur me gur në historinë 25 vjeçare të postkomunizmit. Pas luftës dy vjeçare të njërës pjesë të politikës, pas oponencës së dëshpëruar të një aradhe të madhe politikanësh, zyrtarësh dhe personazhesh gjithfarësh (përfshi edhe kreun e shtetit), pas peripecish që çuan gati në rënien e qeverisë dhe shpërndarjen e Kuvendit gjatë korrikut, kapitulli më sensitiv i reformës, Vetingu, mori një “Jo” të madhe të martën edhe nga Gjykata Kushtetuese. Paneli i gjyqtarëve që kanë për detyrë të peshojnë aktet ligjore, në raport me ligjin themeltar, ka hedhur një hap që shumëkush e shihte si të pamundur: kanë kthyer mbrapsht të vetmin ligj që e kanë shkruar nga fillimi deri në fund ndërkombëtarët.

Një sentencë kundër SHBA dhe BE mund të quhet pa mëdyshje vendimi i Kushtetuese. Një sentencë që tenton të blejë kohë, për të ngadalësuar procesin e pastrimit me themel të sistemit të drejtësisë. Ka fituar presioni i politikës dhe i kastës, mbi presionin e Uashingtonit dhe Brukselit. Kjo provë e vetme mjafton për të kuptuar sesa frikë dhe makth ka zgjuar reforma tek ata që historikisht kanë bërë servilin e çdo ambasadori amerikan të rradhës. Pa folur për mbështëtjen masive që opinioni publik shqiptar i kishte dhënë reformës, qysh në hapat e parë të saj.

Rrëzimi në Kushtetuese i ligjit të Vetingut përbën një akt të pastër sabotazhi ndaj nismës më të rëndësishme kushtetuese të 25 viteve të fundit, për të filluar normalizimin e shoqërisë shqiptare. Të mos harrojmë që me reformën në dorë, Shqipëria trokiti në dyert e Bashkimit Europian, duke marrë premtimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit në dhjetor. Ishte ky hap që mundësoi një zbutje të tillë tonesh në Bruksel, edhe në këto kohë të zymta për projektin e zgjerimit të BE.

Kushtetuesja po kërkon ta kthejë Vetingun në Komisionin e Venecias, me një lëvizje të dëshpëruar dhe krejt pa sens.

Sepse Komisioni i Venecias është shprehur tashmë për reformën dhe e ka miratuar hapur marrjen e masave drastike, për të dalë nga një situatë po aq drastike dhe e paprecedent, në të cilën  vegjeton Shqipëria prej një çerek shekulli. Si i tillë, ky gjest ka vetëm qëllimin që të fitojë pak kohë, për të ndalur lupën e reformës mbi dosjen e pistë të drejtësisë shqiptare.

/javanews.al/

Etiketa: Gjykata KushtetueseKomisioni i Veneciasligji i vetingutligji themeltarperipecisabotazhSkënder Minxhozi

Të Lidhura

16 “të pathënat” e Ditës së Pavarësisë –

Kiko bëhet avokat i McGonigal

nga 27
15:55 | 29/01/2023
0

Nga Lutfi Dervishi – I tronditur nga zhurma e madhe në SHBA dhe ahengu i papritur në Shqipëri, Kiko vendosi...

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Para
Mbetjet/ AKIP takim me PS, Shalsi: Të hapur për çdo lloj propozimi

Mbetjet/ AKIP takim me PS, Shalsi: Të hapur për çdo lloj propozimi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohen detaje nga lidhja e Bjordit me Anna Likën: Nisi nga… –

Bjordi eliminohet nga Big Brother

23:26 | 31/01/2023
Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

23:20 | 31/01/2023
VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”

VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”

23:06 | 31/01/2023
“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit

“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit

23:00 | 31/01/2023
“Serbia dominon”, Meta për situatën në Kosovë: Përgjegjës dhe Rama –

A u shantazhua Meta nga McGonigal?

22:58 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Bjordi eliminohet nga Big Brother
  • Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –
  • VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”
  • “Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit
  • A u shantazhua Meta nga McGonigal?
  • E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bjordi eliminohet nga Big Brother
  • Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com