“U hartua një udhëzues për të zbatuar të gjitha rregullat dhe masat. Protokolli i ministrisë zbatohet me përpikmëri në të gjitha shkollat tona. Në çdo ditë e dimë sa mësues apo nxënës janë të infektuar në çdo shkollë. Që nga dita e parë kam qenë në terren duke parë vijueshmërinë e procesit mësimor, por edhe si zbatohen masat anti covid. Kam bërë erdhe vizita të pa lajmëruara, sepse kur vjen ministrja për vizitë angazhimi i mësuesve dhe nxënësve është më i madh. Por kam bërë vizita të befasishme dhe rezulton që ndërgjegjësimi i nxënësve dhe mësuesve është maksimal. Shpesh herë e kam thënë që nxënësit janë më të mbrojtur brenda në shkollë, sesa kur dalin dhe kur luajnë poshtë pallatit. Ndërgjegjësimi është maksimal për të respektuar masat dhe për të raportuar çdo rast”, tha ministrja.
Arbana i Shijakut gati për në SPAK, 3 tendera pa garë për 6 ditë, Astrit Varaku dhe Avni Mula marrin 600 MLN lekë
Elton Arbana gati për në SPAK! Në tre tenderat e fundit ka ngritur “Flamurin e kuq” të Open Data Albania,...