Nga Niko Stylos
Abedin Pasha Dino u lind në Prevezë në 5 Prill të vitit 1843. E ëma e tij ishte Salihaja, bijë e familjes së njohur të Çaparenjve të Luaratit e Margëlliçit (Margaritit), kurse i ati, Ahmet Dino, i biri i Zejnel-Abedinit, nga Lopësi i Filatit.
1. Këtë emër e gjejmë të shkruar edhe .µpet.. (Abetin), .ßßed.. (Avvedhin), .ßed.. (Avedhin), .ßedd.. (Avedhdhin) dhe .ße.t.. (Avedin).
2 Revista “Piqili stoa”, nr. fletës 2394 / Shtator 1880.
3 Avdul Aziz (1830-1876). Sulltan i Perandorisë Otomane prej vitit 1861 deri në vitin 1876. Ishte djali i dytë i sulltan Mahmutit të Dytë. U ngjit në fron në vitin 1861, duke zëvendësuar vëllanë e tij, Avdul Mexhit i Parë. Fillimisht u mundua të bënte reforma të përparuara, gjë të cilën nuk mundi ta realizonte, pasi rrethet konservatore jo vetëm që e kundërshtuan, por u munduan edhe ta përmbysnin (1868). Kryengritjet e vazhdueshme në Mal të Zi, Serbi, Bullgari, në Turqinë Aziatike dhe Kretë, duke e dobësuar perandorinë, e detyruan atë, që, në vitin 1875 të vendosë taksa të rënda, shkak të të cilave shpërthyen kryengritje në Bosnjë, Hercegovinë dhe Bullgari. Duke mos patur fuqi t’i thyente këto kryengritje, pakënaqësia dhe shpërthimi i përgjithshëm i brendshëm, e detyruan atë të jepte dorëheqjen dhe vendin e tij e zuri nipi i tij, Murati i Pestë.
Pasi mori mësimet e para në Prevezë, Abedini vazhdoi studimet e mesme në Zosimea të Janinës, ku studioi edhe greqishten e lashtë dhe latinishten. Që në moshë të njomë tregoi dashuri të madhe për shkollën dhe nëna e tij, – pasi në moshën gjashtëvjeçare mbeti jetim prej të atit, – pasi përfundoi Zosimenë, e dërgoi atë për të studiuar filozofi dhe ekonomi në Stamboll, ku përveç gjuhës shqipe, greke dhe turke, të cilat i njihte, studioi edhe arabishten, persishten dhe frëngjishten. Në lidhje me njohjet e tij gjuhësore, në revisltën “Piqili Stoa”, e cila, siç do të shohim edhe më poshtë, nuk kishte ndonjë vlerësim të madh për Abedin pashën, lexojmë: “…studioi edhe gjuhën frënge, të cilën, e kuptonte shumë mirë dhe e flet mjaft mirë…”
Është marrë edhe me analizën e shkrimtarëve grekë dhe donte të përkthente në gjuhën turke Ksenofonin. Pas përfundimit të studimeve, u vendos në batalionin e Truprojës Perandorake të Sulltan Avdul-Aziz, ku edhe u përzgjodh “Silahor”, domethënë kalorës truproje i gardës perandorake, kurse në vazhdim, duke kaluar në shërbimin qeveritar të perandorisë, u emërua ndihmës mytesarif dhe kajmekam, domethënë komandant në midhirliqinë e atëhershme ose nënkomandën e klasit të dytë, në vendlindjen e tij, në Prevezë, ku, në vitin 1865, u lind edhe i biri i tij Rashihu.
Pas jo shumë kohësh, nga Preveza u caktua me të njëjtën gradë kajmekam në Artë dhe prej andej, pasi u gradua me gradën politike të shkallës së dytë, në vitin 1886 u emërua përfaqësues i Këshillit Politik të Izmirit dhe në vijim, pas një kohe të shkurtër, prefekt (mytesarif) në zonën e Sofies, ku nuk shkoi, pasi menjëherë pas këtij emërimi, u caktua mytesarif i Redhestusë, kurse më vonë, prej andej, në Varna.
Pas shërbimeve në këto zona, u gradua si nëpunës i shkallës së parë dhe falë edhe studimeve ekonomike, u emërua me urdhër perandorak “Këshilltar Perandorak”, ose me fjalë të tjera Drejtor i Bursës së Stambollit, ku shërbeu pesë vjet e disa muaj dhe shkroi edhe një studim për “Dhënien e kredive dhe veprimeve financiare”, i cili u botua si libër dhe u shpërnda me lejen e ministrit të arsimit. Ky libër, titulli i të cilit në gjuhën turke është «HAVA OYUNLARI Osmanli Borsasinda Finansal Islemler», – i kthyer nga alfabeti osmano-arab, në turqishten e sotme nga Celali Yilmaz,- u ribotua në vitin 2011.
Gjatë kësaj periudhe mori pjesë në këshilla të ndryshëm dhe me urdhër të veçantë të Portës së Lartë, punonte me rregulloren e përzgjedhjes nga populli të përfaqësuesve të shkallës së parë dhe të dytë.
Në kohën e luftës turke me Rusinë (1877-1878), kur ishte ende Këshilltar në Bursën e Stambollit, pas informacioneve të Portës e Lartë për përpjekjet e grekëve të Epirit për bashkimin e Epirit me Greqinë, sulltan Abdul Hamiti i Dytë e dërgoi në Janinë, falë prejardhjes së tij shqiptare, për të krijuar nën drejtimin e tij Këshillin e Shqiptarëve të Shquar, këshill, i cili bashkoi me anëtarët e saj Abdyl bej Frashërin, Sabri beun nga Gjirokastra, Xhelal efendinë nga Preveza, Mustafa pashën nga Vlora, Mehmet Ali Vrionin nga Berati, e të tjerë.
4. Abdul ose Avdul Hamiti i dytë (1842-1918), i cili solli edhe titullin e halifit, është sulltani i 35-të i Perandorisë Osmane. Ishte i biri i Sulltan Abdul Mexhitit të parë. U lind në 22.9.1842 në Stamboll. Trashëgoi fronin prej vëllait të tij, Muratit të pestë, më 31.8.1876, i cili u shkarkua nga detyra pas 93 ditësh në fron, për shkak se ishte çmendur. U karakterizua “i kuq” ose “i përgjakur”, sulltan i cili u shfronëzua në 24.6.1909. Vdiq në 10.02.1918 në pallatin Bejlerbej. Ndërkohë që ndodhej në Epir, shpërtheu edhe kryengritja e pritshme për turqit, por në lidhje me këtë, më mirë le të sjell shkrimet e I. F. Dhimaratos:
«Të njëjtin fat pati edhe argumenti i vitit 1878 dhe sërish pseudorevolucioni gjatë luftës ruso-turke, duke zbarkuar në Epir trupa rebelësh, prej Korfuzit nën komandën e komandantit Korofillak Stefanidhi, nga Akarnania prej tokës dhe detit, nën drejtimin e komandantëve të ndryshëm të rinj dhe të vjetër, ku kryesorët ishin vëllezërit Ziko (Llambro dhe Ziko), që kishin shpëtuar nga lufta e mëparshme dhe një numër i madh të tjerësh, midis tyre edhe shumë aventurierë.
Këto trupa u përforcuan edhe me skuadra të vogla garibaldinësh nën komandën e kolonelit Penaçi dhe Kuturvian, garibaldistin e rënë heroikisht në Lëkurës.
Me ardhjen e ushtrisë turke dhe turmave të shqiptarëve, nën drejtimin e të famshmit Abedin bej Dino, dashur padashur rebelët u larguan, ndërsa të arrestuarit e shumtë robër, u shpunë me këmbë në Prevezë dhe pasi u poshtëruan në mes të qytetit, u lanë të lirë, pas paqes që pasoi.
Midis tyre ishte edhe komandanti Stefanidhi, profesori entuziast Nestoridhis, shumë studentë, midis të cilëve, mjeku Emanuil Zallakostas nga Janina, i cili jeton akoma plak, mjeku Stefan Haxhi, Spiridhon Meqios, Joanis Mellas e të tjerë»
5. I.F. Dhimaratos, Enciklopedia e Madhe Greke, lema Preveza.
6. Me emrin Yenisehir (Qyteti i Ri) gjejmë tri prefektura: Yenisehir Bursa, Dhiavakir dhe Mersinë. Yenisehir ështe quajtur edhe Larisa.
7 . Vilajet (vilayet) u quajt shkalla më a lartë e administrimit të Perandorisë Osmane ejaleti, pas reformave administrative të vitit 1864, të cilin unë e gjykoj të njëjtë me periferinë e sotme në Greqi. Komandanti i vilajetit që kishte shumë të drejta, quhej vali dhe prej këtej
Pas këtyre ngjarjeve, Porta e Lartë, përveç detyrave të komandimit të të quajturit “Këshilli i Janinës”, e ngarkoi atë edhe me detyrën e kajmekamit në Yenisehir6 (Jenishehir), domethënë të komandantit të nënkomandës së shkallës së parë, të quajtur në gjuhën turke: kajmakamllëk dhe kaza, para reformave administrative të vitit 1864.
Prej Jenishehirit u thirr telegrafikisht të kthehej në Stamboll dhe menjëherë pas mbërritjes së tij, u dërgua në Kurdistan, ku iu dha misioni i nderit të zbatimit të reformave në atë vend, prej nga u kthye pas gjashtë muajsh.
Këtu, thjesht desha të them, se një nga arsyet kryesore, që Abedinit iu dha detyra e komandantit të kësaj dërgese, ishte edhe besimi i tij fetar, i cili ishte i njëjtë me atë të kurdëve, pasi Dinot ishin alevitë, e cila është një nënndarje fetare e shiitëve islamikë.
Në fund të vitit 1878, Abedin Dinon, së bashku me Muhtar Pashën i gjejmë përfaqësues të palës turke në këshillin greko-turk, i cili nisi marrëveshjet në 25.1.1879 në Prevezë “për rregullimin e kufijve në Epir dhe Thesali”, duke bërë marrëveshje me përfaqësuesit grekë: Al. Suco, G. Zinopullo dhe majorin Pano Kollokotroni.
Gjatë kohës së këtij takimi, Abedini organizoi Këshillin e Lidhjes Shqiptare, për të cilin, në gazetën “Eon” (….) të datës 14 Korrik 1880, lexojmë:
Para ose me fillimin e marrëveshjeve në Prevezë, valiu i Janinës u urshërua së bashku me mytesarifët dhe kajmekamët e Epirit. Edhe zona e kontrolluar prej tij quhej valilik. Nëndarje e Vilajetit ishte mytesarifi, ish sanxhaku, me komandant mytesarifin ose sanxhakbeun. Nënndarja e mytesarfllëkut ishte kajmakmllëku, të cilin më parë e quanin kaza, me komandant kajmekamin ose subashin ose voevodën. E kazasë ishte naiheja, të cilin më parë e quanin mudirllëk ose mudurllëk, me komandant të shkallës së dytë që quhej mudir, ose komandanti i shkallës së tretë, që quhej muselim. Sanxhaku i Prevezës, i cili bënte pjesë në vilajetin e Janinës, para reformave të vitit 1864, kishte ndarjen e mëposhtme administrative:
Sanxhaku i Prevezës (qendra Prevezë).
1. Kazaja e Prevezës ( qendra Prevezë).
2. Kazaja Lurit (qendra Luri, Filipiadha e sotme).
a. Nahija e Xhumerkës (qendra Nisista).
3. Kazaja e Margëlliçit (qendra Margëlliç ).
a. Nahija e Pargës (qendra Pargë).
b. Nahija e Fërarit (qendra Gorica).
8. Telegram ankimi dërguar ministrisë të jashtme të Fuqive të Mëdha, nga mbledhja e Komitetit Shqiptar të datës 28.01.1879 në Prevezë, kundër aneksimit të tokave shqiptare nga Greqia.
Shqipërisë, për të grishur parësinë e turko-shqiptarëve, për të krijuar Lidhjen, me qëllim që të ankoheshin në kohën e dhënies së Epirit Greqisë dhe të kundërshtonin gjoja kundër dhunës.
Në këtë kohë u pa i dobishëm edhe udhëtimi i këshilltarëve të gjoja Lidhjes së themeluar dhe të mbrojtur gjoja nga Sulltani dhe u dërguan këshilltarët: Abedini dhe Frashëri tek gjashtë Fuqitë e Mëdha.
Kjo Lidhje, e cila quhej edhe Lidhja e Shqiptarëve të Jugut, duke i dërguar një kujtesë të gjitha Fuqive të Mëdha, kërkoi respektimin e të drejtave kombëtare të popullit shqiptar dhe, duke protestuar kundër përpjekjeve të Greqisë për aneksimin e tokave shqiptare, e mbrojti këtë me luftë. Njera prej këtyre kujtesave, e dërguar nga Preveza në 28 Shkurt 1879, është edhe kjo që vijon:
« ….Ne të nënëshkruarit si më poshtë, përfaqësues të të gjithë kombit shqiptar, me telegramin e datës 28 të Janarit të kaluar, patëm nderin t’u paraqesim Shkëlqesive Tuaj gjendjen e vështirë, që do të krijohet në Shqipëri me bashkimin e një pjese të saj me Greqinë dhe lutemi Shkëlqesisë suaj të mos pranojë copëtimin e vendit tonë, të dëmtuar shumë rëndë, pasi do na detyrojë të veprojmë me të gjitha masat që do na diktojë dëshpërimi !
Një kopje të telegramit të mësipërm i kemi dërguar njëkohësisht edhe Madhërisë së tij, përfaqësuesit të Perandrosisë Austrohungareze në Stamboll.
Ne, duke ju përsëritur Shkëlqesisë suaj qëndrimin e palëkundur të të gjithë shqiptarëve, për t’u bërë theror për mbrojtjen e kombit tonë, paraqesim sot në gjykatën tuaj të lartë arsyet e mëposhtme, të cilat, siç shpresojmë, do të kenë përkrahjen tuaj.
Madje edhe Greqia, e cila sot kërcënon një pjesë të rëndësishme të vendit tonë, e ka të vështirë të justifikojë pretendimet e saj dhe nuk ka asnjë mbështetje tjetër, përveç protokollit 13 të Kongresit të Berlinit.
Besojmë se Europa nuk e ka patur kurrë qëllimin që të përforcojë Greqinë në kurriz të Shqipërisë dhe nuk ka ndonjë dëshirë nga dashuria për helenizmin, që të arrijë deri aty, sa të bëjë theror një komb, i cili, ashtu si edhe Greqia, ka dëshirë dhe të drejtë të jetojë.
Përsa i përket mbrojtjes me bazë të drejtat historike nga ana tjetër e pretendimeve të këshillit grek të ministrave, do themi jo, pasi asnjëherë toka e Shqipërisë nuk u shkel prej grekëve, si zotërues.
Edhe pse shqiptarët janë më pak të kulturuar se grekët, shkaku nuk është se janë më pak të shenjtë dhe pak më të zotë, për të tërhequr vëmendjen e popujve të kulturuar, pavarësisht peripecive të fatit, i cili ishte i shkruar ta vuanim dhe gjithë luftrave të ashpra, që kanë ndërmarrë vendet e tjerë kundër vendit tonë, falë pozicionit të tij gjeografik, megjithatë ne kemi mbrojtur gjuhën tonë, zakonet tona dhe akoma më tepër, të gjitha virtytet dhe të gjitha prirjet, të cilat janë karakteristike të kombeve malorë.
Faktet e fundit dhe rreziku i zhdukjes së kombësisë sonë, na kanë forcuar dashurinë ndaj atdheut tonë, i cili është aq shumë i dashur tek njerëzit e thjeshtë dhe kanë zgjuar në malet tanë idenë e përparimit dhe të kulturës, prej së cilave nuk ka mënyrë për të mbetur i paprekur asnjë popull, i cili ka dëshirë të mbrojë ekzistencën e tij.
Sot populli shqiptar, duke e ndjerë veten të fuqishëm në të drejtën e tij, i drejtohet me ndërgjegje Europës dhe u bën thirrje autoriteteve të lartë të Kombeve, falë të cilëve dhe vetëm atyre, ekziston edhe kjo Greqi, për t’u bërë lutje burrave të fuqishëm të shteteve, të cilët kanë në duart e tyre fatin e njerëzimit, që të mos lejojnë zhdukjen e racës shqiptare.
Sot, e gjithë Shqipëria e ngritur në këmbë, thërret e dëshpëruar me një zë, duke shtrirë duart drejt Fuqive, të cilat ndërmorën punimet e Kongresit. Është e bindur se Fuqitë e Mëdha, duke patur tashmë një njohje të plotë të gjendjes, nuk do të lejojnë zbatimin e një veprimi të gabuar, preja e të cilit do të jemi ne. Me mënçurinë e tyre, qeveritë europiane do të tërhiqen nga kjo përgjegjësi e madhe, e cila do t’i rëndojë me zhdukjen e një populli të tërë dhe historia nuk do ta shkruajë këtë padrejtësi të madhe të thithjes së Shqipërisë prej helenizmit.
Jo dhe përsëri jo, sepse vendi ynë, për hir të qënies në Europë, e cila do të garantojë ekzistencën e tij, është anëtar aktiv me kombet që ecin në rrugën e kulturimit, fqinjët tanë do ta kenë zili për përparimin, do të na admirojmë, me ndihmën mbështetëse të kombeve perëndimorë, të cilët i admirojmë. Malësorët tanë, të cilët do të njohin kuptimin e së drejtës dhe të detyrës, do të jenë mirënjohës ndaj Gjykatës së Lartë Europiane.
Madje, edhe nëse qeveria jonë (turke) do të pranojë t’i japë Greqisë një pjesë të tokave tona, si Preveza, Arta dhe Janina, të cilat janë pika strategjike dhe tregtare të ekzistencës sonë, sot e në të ardhmen, ne jemi të vendosur të digjemi të gjithë në altarin e atdheut dhe të mos i lëmë Greqisë veçse një zonë të madhe me kufoma, prej të cilave do të ketë rrjedhur gjaku i bijve tanë, madje edhe atëherë, nën dritën e zjarrit të shtëpive tona, në male, ku do të gjejmë strehë për të penguar pushtuesit, do të luftojmë vendosmërisht deri në vdekje.
Me nderim të thellë ndaj Shkëlqesisë së Ministrit…
9. Origjinalet, të cilat u janë dërguar ambasadorëve të Austro Hungarisë dhe Gjermanisë në Stamboll, sot ruhen në arshivat e Vienës dhe të Bonit.
10. Emrat, të cilët i kam lënë ashtu siç i shkruajnë shqiptarët, janë të plotësuar me vulat turke të përfaqësuesve, pasi në shkresën e shkruar në gjuhën frënge, në gjuhën e diplomacisë, shumica e emrave para mbiemrit kanë vetëm shkronjën e parë të emrit. Kopja që i është dërguar qeverisë gjermane, është firmosur nga: Mahmut Sejko, Hasan Ademi, Abaz Demi, Osman Taka, Mehmet Emini dhe S.Kurveleshi, të cilët nuk i gjejmë në kopjen e dërguar Austrohungarisë, ndërsa përballë kësaj kemi emrat Abedin Pronjo, Adem Fehmi, Mehmet Fehmi, Mehmet Ajdonati, Mahmut Demi, Salih, Hasan Shefki, Elmas Pocara dhe Osman Vila, të cilët nuk i gjejmë në kopjen e dërguar Gjermanisë.
Mustafa Nuri, Qamil, Ahmet Shefki, Mehmed Vejsel, Mehmet Ali Vrioni, Sabri, Abdyl Frashëri, Selim, Sheh Hashim, Rustem Xhelopicari, Skënder Vrioni, Jasin Pronjo, Sulejman Dino, Dajlan, Mehmed Nexhip, Adern Fehmi, Mehmet Fehmi, Xhelal Ahmed, Jusuf Sejko. Abedin Pronjo, Mustafa Shefqet, Sheh Ibrahim, Jakup Çapari, Hasan Mahmud, Salih Mimina, Mehmet Ajdonati, Emin Gusela, Isa Hysa, Mehmet Çapari, Sadik Karapici. Mersin Çani, Ahmed Jusuf, Mahmud Demi, Abaz Sejko, Sheh Habib, Osman Taka, Hamid Myrto, H. Puho, Hasan Çano, Ajdin Arif, lsmail Abdyl, Sheh Xhelal, Ahmed Siri, Nuredin Spatari, Salih, Hasan Shetki, Rustem Ibrahim, Elmas Pocara, Osman Vila.
10. Bisedat në këshillin greko-turk, në Prevezë, nuk arritën asnjë përfundim, pasi kishte kundërshtim të plotë midis dy palëve, përsa i përket vijës së kufirit.
«Pala turke pranoi të bisedonte për shkëputjen e disa zonave të caktuara të Thesalisë, por jo të Epirit, pasi, siç argumentuan përfaqësuesit e saj, këto zona ishin toka të Shqipërisë. Në atë kohë Preveza ishte e mbushur prej shqiptarëve, të cilët kërkonin bashkimin e Epirit me shtetin shqiptar, për krijimin e të cilit ata këmbëngulnin.
Vija që propozonin turqit, filloi midis Almirosë dhe Volos, kalonte në veri të Dhomokosë, ndante në mes krahinat e Farsallon dhe të Kardhicës dhe përfundonte në shtratin e lumit Ahellou. Me këtë mënyrë, turqit linin një të tretën e Thesalisë dhe asnjë pëllëmbë të tokave epirote. Grekët, duke mos gjetur arsyetim në propozimin e Portës, iu drejtuan gjyqit të arbitrazhit të Fuqive të Mëdha, gjë që parashikohej në nenin 24»11.
11. “20 Qershor 1881. Thesalia e lirë”. Artikull i Konstandinu A. Ikonomu në gazetën “Elefteria” (Liria), të Larisës. E diel, 19 Qershor 2011.
Këtu, për të kuptuar më mirë shkakun e krijimit të këtij këshilli, do të bëjmë një udhëtim të shkurtër në histori.
Pas zhvillimeve të luftës ruso-turke, e cila u shpall prej car Aleksandrit të Dytë, kundër sulltan Abdul Hamitit të Dytë, në 27 Prill 1877 dhe pas fitoreve të vazhdueshme të ushtrisë ruse, të cilat kishin gazermuar pranë Stambollit, pas lënies së Adrianopolit, sulltani, i tmerruar, nënëshkroi në 3 Mars 1878 Traktatin e Shën Stefanit, sipas të cilit Perandoria Turke u detyrua të pranonte kushtet e vendosura prej Rusisë. Përfundimi ishte kalimi i Rusisë në zonën e Deltës së Danubit dhe në shumë krahina të tjera të zonës së Kaukazit.
Në këtë kohë, mbretëritë e Serbisë, Malit të Zi dhe Moldavisë, të cilat ishin nën sundimin turk, shpallën zyrtarisht pavarësinë e tyre dhe krijuan njëkohësisht shtetin bullgar, me kryeqytet Sofien, duke përfshirë në të tokat midis lumit të Danubit dhe vargmaleve Emu.
Meqë kjo rritje e forcave ruse shqetësonte Fuqitë e Mëdha, Anglia, Franca dhe Austria, u kthyen kundër Traktatit të Shën Stefanit, pasi kundërshtonte Traktatin e Parisit të vitit 1856.
Në 1.4. 1878, Anglia, pas marrëveshjeve me Francën dhe Austrinë, dërgoi një qarkore memorandium tek Fuqitë e Mëdha, për të thirrur kongresin europian, me temë diskutimin për rishikimin e traktatit të ri.
Rusia u detyrua të pranonte propozimin dhe në 13 Qershor 1878 filloi punimet Kongresi i Berlinit, nën drejtimin e kancelarit të Gjermanisë, Bismark. Në këtë kongres morën pjesë fuqitë që kishin nënëshkruar Traktatin e Parisit të vitit 1856 dhe atë të Londrës të vitit 1871, domethënë Rusia, Gjermania, Anglia, Franca, Austria, Italia dhe Turqia.
Greqisë iu dha e drejta të merrte pjesë në kongres kur të diskutohej pjesa për Traktatin e Shën Stefanit, që i përkiste komandimit të Epirit, Thesalisë dhe Kretës. Këtu duhet të shtoj, se Greqia në fillim të kësaj lufte, ishte hedhur në luftë në krah të Rusisë dhe ushtria greke, e cila kishte arritur deri në Dhomoko, u detyrua të tërhiqej, pas presioneve të qeverisë angleze ndaj qeverisë greke, për të mbajtur një qëndrim asnjanës, me premtimin që: «do të ishin në vëmendje të drejtat e kombit grek».
Në këtë kongres, edhe pse u lexua një promemorie e gjatë për Kretën, Thesalinë dhe Epirin, kërkesat greke nuk gjetën asnjë mbështetje dhe u vendos që Turqia dhe Greqia t’i zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre me bise-dime, bisedime të cilat u zhvilluan nga ana e këshillit greko-turk në Prevezë.
Kongresi i Berlinit, me traktatin që vijoi në 13 Korrik 1878, bëri në Ballkan një ndarje të re. Rumania, Serbia dhe Mali i Zi u bënë të pavarur. Bullgaria mbeti nën Perandorinë Otomane, me të drejta të veçanta, Bosnjë-Herzegovina iu dha Austrohungarisë dhe Qiproja, me traktat të veçantë (Traktati i Stambollit 1878), iu dha Anglisë nga Perandoria Otomane, si shkëmbim ndaj frenimit të kërkesave ruse.
Pas përfundimit të marrëveshjeve të këshillit greko-turk në Prevezë, të cilat u quajtën pozitive nga pala turke, pasi, duke mos arritur në asnjë marrëveshje, nuk sollën asnjë ndryshim në kufijtë e atëhershëm greko-turk, Abedin Dino u caktua këshilltar në Sevastia (Siva), me titullin „Bejlerbe i Rumelisë“, domethënë me titullin e Beut të Bejve, ose me fjalë të tjera të Komandës së Përgjithshme të Rumelisë së Azisë së Vogël, të njohur ndryshe edhe si ish shteti i Ikoniut ose Sulltanati i Rumit, ku, në vijim, u emërua vali në vilajetin e Sevastias.
Prej Sevastias, pas gjashtë muajsh, në vitin 1880 u emërua vali në vilajetin e Selanikut, ku, siç na informon V.Krapsitis12, kur e vizitoi paria greke, tha:
12 V. Krapsitis „Thesproti llojii“ (Dijetarët thesprotë), Athinë 1976, f. 52.
13 Këtë pasthirrmë të dialektit epirot, e cila është një pasthirrmë kënaqësie dhe që e përdorin të dyja gjuhët, greqishtja dhe shqipja, nuk mund ta japim me alfabetin grek, sepse
– Ahj ! 13 u ngazëllye zemra ime, që tashmë mund të flas edhe greqisht !
dialektet e Epirit kanë më tepër tinguj, për të cilët nuk kemi përcaktim shkronjash në alfabetin grek, por as në atë shqiptar.
Në gazetën “Ermis” (..µ..) të Selanikut, të datës 23.5.1880, ku, përveç shkrimeve për vizitën zyrtare të Abedin pashë Dinos në Veria, në 19.5.1880, si vali i Selanikut, në faqen e parë gjejmë edhe poezinë e tij të mëposhtme, me komentin interesant në formë parathënieje:
«Shkëlqesia e tij, Komandanti ynë i përgjithshëm, Abedin pasha, i cili, siç dihet merret edhe me poezi, gjatë qëndrimit të tij në Veria, duke lexuar poezinë e fundit të botuar, në prani të poetit të njohur Aqile Parasho; „Nëse gjithshka do të lutej“ u mor rreth dhjetë minuta me poezinë e mëposhtme»:
NËSE DO TË LUTEJ GJITHSHKA
Lutesh edhe ti zemër, kur psherëtin ?
Kur gjoksi bëhet për ty varr i zi ?
Kur qetohen psherëtimat, ndërsa ti ëndërrin ?
Kur mendon se në botë, preja e vetme je ti ?
Kur guxon të dëgjosh të dashurin zë ?
Kur dy sytë njomëzohen me lotët gjak ?
Mjerë ! E di, ti zemër, kur në botë s’është më
dhe prapë e kërkon, si të ish diku larg ?
Prapë vringëllin, ti zemër, po çfarë sjell në mendim ?
Mos ngjyrën e ëmbël të fytyrës kujton
dhe si peshku në tokë, tallaz ngre gjoksin tim
dhe unë lëviz si i gjallë, ndërsa jam një kufomë ?
Lutu mikeshë engjëll, engjëjt nuk kanë mort,
lutu, në qiell të shuhet jeta ime në amëshim !
Përse trupi e mban të lidhur shpirtin, o Zot.
dhe në këtë botë të më djegë si ferr imja frymë ?
Ishte lutja e ferrit, i fundmi çast,
ndërsa përshëndete botën, njerëzve iu buzëqeshe,
mandej u ktheve dhe the: po vdes paspak,
veç mos më vajtoni, kurajë prej tyre deshe !
Kush të mos qaj mikja ime, përse gjithë këta lotë,
përse e mpiks atë gjak në zemër hidhësia !
Kur të lë lamtumirën, pranë varrit në një qoshk,
o Zot, a është e fortë atëherë lumturia ?
Është e vërtetë, më thoshje, o mikja ime fatkeqe,
Kur e ndriçoje ende errësirën e jetës
Është i afërt çasti kur do të mbyllen buzët
Dhe atëhere duhet durim dhe jo krismë e zemrës
O engjëll i virgjër, dritëplotë, shpresë e tjetrës jetë,
e ndjej veten në jetë si në hipnotizim,
në hapësirat e shpirtit ndjej tënden gjallesë,
vdekja është jetë dhe pse e mendojmë errësim !
Ndërsa gjithshka e bëre, o Zot, në harmoni,
gjithshkaje i jep jetë dhe atyre që s’besojnë,
do falësh, sikur besimi në zemra të shuhet gjithsesi,
të bëhen përgjithmonë në pluhur, ata që të adhurojnë !
(Në foto: Franklin Boris Dino tek varri i pashallareve, Abedin dhe Vejsel Dino ne Varrezat Fateh)
/shqiptarja.com/