Kush është avokati amerikan që do të mbrojë Hashim Thaçin në Hagë, bashkëpunëtor i ngushtë me ish-presidentin e Amerikës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është avokati amerikan që do të mbrojë Hashim Thaçin në Hagë, bashkëpunëtor i ngushtë me ish-presidentin e Amerikës

10:41 | 14/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dalë sërish sot përpara Dhomave të Specializuara në Hagë për aktakuzën që është ngritur ndaj tij për krime kundër njerëzimit. Dje prej më shumë se 6 orësh Thaçi është pyetur nga Prokurorët Specialë në Hagë.

Në këtë përballje me Hagën për luftën për liri të Kosovës, Hashim Thaçi mbrohet nga avokati amerikan Pierre-Richard Prosper, bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit George W. Bush.

Pierre-Richard Prosper, i lindur më 19 shtator 1963, është avokat amerikan, prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë Amerikane. Ai ka shërbyer si Ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës nga administrata e ish-presidentit amerikan George W. Bush në periudhën 2001-2005. Ai është avokat i diplomuar në Peperdine University School of Law dhe ka shërbyer si Zëvendës-Prokuror i Distriktit, në Los Angeles, për të vazhduar si Ndihmës-Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Distriktin e Kalifornisë.

Nga 1996 deri më 1998, Prosper ka shërbyer si prokuror për krime të luftës në Tribunalin Ndërkombëtar Kriminal të Kombeve të Bashkuara për Ruandën. Ai ishte caktuar prokuror udhëheqës i rastit të parë gjyqësor ndonjëherë të gjenocidit nën Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, të vitit 1948. Përveç që e fitoi rastin pas 14 muajsh gjyq, Prosper solli risi në ligjin ndërkombëtar, ku e bindi tribunalin që ta njohë dhunimin seksual në kohë konflikti si akt gjenocidal dhe krim kundër njerëzimit.

Prosper ka shërbyer edhe në Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shtetit.

Në vitin 2001 Prosper ishte nominuar nga presidenti amerikan George W. Bush për Ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës. Pasi u konfirmua nga Senati, Prosper u betua më 13 korrik 2001 dhe shërbeu deri në vitin 2005. Si i dërguar i presidentit dhe diplomat senior, Proper ka udhëtuar nëpër botë ku ka zhvilluar negociata diplomatike dhe konsulta me krerë të shteteve, ministra të jashtëm dhe zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë në 60 shtete të ndryshme.

Ai, po ashtu, ka punuar me parlamente të huaja dhe organizata multilaterale e ndërkombëtare, për të ndërtuar mbështetje për politikat e Shteteve të Bashkuara. Aktualisht, Prosper është partner në kompaninë Arent Fox LLP, me zyra në Los Angeles, ku është marrë me shumë raste të profilit të lartë.

Etiketa: avokati amerikanHashim Thaciish-presidenti George W. BushPierre-Richard Prosperpresidenti i Kosoves

Të Lidhura

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

nga 27
10:22 | 06/06/2026
0

Avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish në Vlorë për të realizuar një tjetër sfidë të veçantë sportive...

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

nga 27
10:08 | 06/06/2026
0

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur i lënduar...

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

nga 27
09:46 | 06/06/2026
0

Aktori dhe regjisori I njohur shqiptar, Mevlan Shanaj i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, përmes...

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

nga 27
09:08 | 06/06/2026
0

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banese në qytetin e...

Para
Koronavirusi/ 2 të vdekur dhe 96 të prekur: Situata tejet kritike tek Infektivi (film)

Koronavirusi/ 2 të vdekur dhe 96 të prekur: Situata tejet kritike tek Infektivi (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

10:22 | 06/06/2026
Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

10:08 | 06/06/2026
Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

09:46 | 06/06/2026
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

09:08 | 06/06/2026
“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

08:56 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –
  • Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –
  • Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –
  • “Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt
  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com