Kush e ka kthyer parlamentin në estradë? Rama si personazh i Kunderës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush e ka kthyer parlamentin në estradë? Rama si personazh i Kunderës

18:05 | 02/07/2020
në Kryesore
0

Read more

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

Nga Andi Bushati

Kush e ka kthyer parlamentin në estradë?

Sa herë mes bisedash të përditshme shtrohet kjo pyetje, dikush do të tregojë me gisht atë deputetin që thotë se dashuron NATO-n, pasi që i vogël ka mbajtur sahat ‘Atlantik’, një tjetër do nominojë atë flokëkërleshurën që nuk shqipton dot fjalën korporatë, ndërsa një i tretë mund të vërë bast për atë jeniçerin që hidhet në sulm për të drejtat e pensionistëve.

Në fakt, sa do humor të shkaktojnë këta të ngratë, të gjithë sëbashku nuk janë në gjendje të tejkalojnë atë që bën sikur i trajton denjësisht. Sepse siç ka shkruar këtu e gjysmë shekulli më parë, Milan Kundera, te ‘Dashuri qesharake’: ‘të marrësh seriozisht gjëra të cilave u mungon krejtësisht serioziteti, është të humbasësh seriozitetin tënd’.

Pikërisht këtë bëri sot Edi Rama kur mbajti në parlament një fjalim të gjatë, sikur donte të gjente një pikë takimi mes opozitës reale dhe asaj parlamentare. Ai ofronte formula kompromisi, i ‘përgjërohej’ lolove të kuvendit për të pranuar komisionet bipartizane, në këmbim të listave të hapura, betohej se nuk i kishte aq vota sa duheshin për të miratuar reformën e re elektorale.

Por, këtij cirku me personazh kryesor një klloun të plakur, fatkeqësisht nuk i beson askush.

Prej afro një viti e gjysmë, që kur 40 deputetë nga fundi i listave të PD-LSI-së (nga 122 që ka kuvendi sot), shkelën në atë parlament, ata kanë votuar gjithnjë sipas dëshirave të Ramës. Mes tyre gjenden figura si Aurora Mara, Bojaxhiu Rrushi, që e kanë përkrahur mbi 25 herë Rilindjen.

Po, cilindo që qëmton një kriter më të besueshëm dhe më të paanshëm, mund ti referohet kartonave që ka ngritur banda e opozitës së re, për ato çështje që më pas Komisioni i Venecias do t’a fshikullonte rëndë këtë regjim.

Pro komisionit për shkarkimin e presidentit kanë qenë edhe muskëtjerët Muslim Murrizi e Korab Lita.

Për zgjedhjen e anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese të cilën Venecia e konsideroi në mospërputhje me ligjin themeltar të shtetit, Rama mblodhi plot 105 kartonë jeshilë.

Për paketën skandaloze ‘anti-shpifje’, që është demaskuar nga të gjitha institucionet perëndimore, votuan plot 9 opozitarë të rinj, mes të cilëve shkëlqen edhe Edmond Stojku që ka marrë flamurin e zgjedhjeve pa koalicione.

Të gjitha votimet e këtyre kohëve kanë treguar se, në rastin e vet më të keq, Edi Rama i ka të sigurte rreth 10 -15 mercenarë që të ngrejnë dorën pro tij.

Pikërisht me këtë bandë ai hiqej sikur donte të negocionte sot në parlament.

Dhe pikërisht këtu dukej si klloun.

Pasi gjithkush në Shqipëri e di se ai ka aq shumë pushtet sa mund të bëjë ç’të dojë me koalicionet apo listat e hapura, pasi të gjithë janë të bindur se po si leverdisi, ai e ka në dorë t’a grisë marrëveshjen e tryezës politike, por askush, ama askush, nuk është aq idiot sa të besojë se për të arritur diçka, Ramës i duhet të bëjë pazar me Gjuzin, Majlinda Halilajn apo Jenisherin. Pikërisht kjo mendjelehtësi, për tu dukur sikur merr seriozisht personazhe aspak serioze, e shndërroi atë sot në qesharak. Dhe pikërisht kjo i jep përgjigje edhe pyetjes që u shtrua në fillim të këtij shkrimi.

Etiketa: Andi BushaticirkuestradëMilan KunderaNATOParlamenti

Të Lidhura

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

nga 27
11:10 | 06/04/2026
0

Kreu i PD-së ishte këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” lidhur me hetimet për privatizimin...

Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

nga 27
10:35 | 06/04/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi doli nga SPAK foli për mediat, duke thënë se “aty gjeti Ergys Agasin,...

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

nga 27
10:19 | 06/04/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka akuzuar qeverinë se përmes “Paketës së Maleve” po zbaton një politikë që, sipas...

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

nga 27
10:18 | 06/04/2026
0

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në oborrin e një banese në Memaliaj. Policia bën me dije se autori/autorët,...

Para
O votë për emigrantët, o gjithçka hipokrizi!

Akademiku Fuga denoncon: Në ASH u zunë dy vende në mënyrë antiligjore, u mohua gara pjesëtarëve të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

11:10 | 06/04/2026
Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

10:35 | 06/04/2026
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:19 | 06/04/2026
Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

10:18 | 06/04/2026
Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

10:03 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –
  • Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –
  • Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
  • Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –
  • Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –
  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –
  • Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com