Kurti në Greqi, kërkon njohjen e Pavarësisë së Kosovës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti në Greqi, kërkon njohjen e Pavarësisë së Kosovës

15:00 | 09/07/2021
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në Greqi. Zyra e kryeministrit ka zbardhur detaje çfarë bisedoi kryeministri Kurti gjatë vizitës në Athinë.

Njohja e Kosovës, bashkëpunimi në rajon dhe përfshirja sa më e shpejtë në Bashkimin Evropian, është rruga e duhur drejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të edicionit të 25-të të tryezës së organizuar nga magazina prestigjioze britanike “The Economist”, në bashkëpunim me qeverinë greke.

Në panelin e diskutimit me temë “Evropa Juglindore: Rritja e Bashkëpunimit dhe Solidariteti”, kryeministri Kurti ka përsëritur kërkesën që Greqia t’u bashkohet vendeve që e kanë njohur Kosovën. Të mos harrojmë që 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur Republikën e Kosovës sikurse edhe 26 nga 30 shtetet anëtare të NATO-s, tha kryeministri Kurti.

Read more

Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –

PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti –

Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA –

Në panel ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviqç, presidentja e Rrjetit për Reformë në Greqi “Diktio” dhe ish-komisionerja evropiane për Punësim dhe Çështje Sociale, Anna Diamantopoulou, dhe deputeti i Parlamentit Helen dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Katrougkalos.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti foli për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë gjatë dy qeverive të udhëhequra nga ai. Në Qeverinë Kurti 1, Kosova ishte vlerësuar si një nga vendet me menaxhimin më të suksesshëm të pandemisë, kurse brenda 100 ditëve të qeverisë aktuale, numri i rasteve aktive ka rënë nga 13 mijë në 170 sosh, teksa rastet e hospitalizuar kanë rënë nga 750 në 25. Brenda 66 ditëve të para të qeverisjes u arrit marrëveshja me kompaninë Pfizer për blerjen e 1.2 milionë vaksinave, kurse brenda 100 ditëve u siguruan në total mbi 2 milionë doza të vaksinave. Kryeministri veçoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina. Ai shtoi se ky menaxhim i mirë, në të dyja rastet, përpos masave të duhura, është meritë e bashkëpunimit dhe reagimit pozitiv të qytetarëve ndaj thirrjeve të institucioneve shtetërore.

Përpos menaxhimit të mirë me pandeminë, reformat e nisura në drejtësi, luftimi i krimit dhe ruajtja e parasë publike kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione. Ai shtoi se kjo ka ndikuar edhe në indikatorët ekonomikë, të cilët tregojnë se në pesëmujorin e parë të vitit, aktiviteti ekonomik është rritur për 15%, të hyrat buxhetore për 30% dhe eksporti për 66%, kurse rritja ekonomike për këtë vit parashihet të jetë 7.9%.

Kultura e re që kemi sjellë me qeverisjen e mirë, ku korrupsioni nuk do të tolerohet, tashmë po aplikohet në praktikë. Ne duam të vazhdojmë me procesin e vettingut, që do ta bëjë më aktive prokurorinë tonë dhe më efikase gjyqësinë tonë, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Kosova tashmë ka propozuar një kornizë të re të bashkëpunimit, të quajtur SEFTA (Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Juglindore), e cila do të përfshinte të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, si anëtare të barabarta dhe si e tillë do të bazohej në një marrëdhënie të veçantë me Bashkimin Evropian, sipas modelit EFTA-EEA.

Etiketa: Albin Kurtikryeministri i kosovesVizite ne Greqi

Të Lidhura

Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –

Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –

nga 27
23:33 | 28/04/2026
0

 Italia ka ngritur alarmin për mafian shqiptare në vend. Sipas mediave italiane, raporti i fundit i Komisionit Antimafia në Liguria tregon...

PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

nga 27
23:17 | 28/04/2026
0

Gola, spektakël dhe emocione në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions. PSG triumfon 5-4 ndaj Bayern, në përballjen e luajtur...

PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti –

PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti –

nga 27
22:03 | 28/04/2026
0

PSG pret në Paris Bayern Munchen në gjysmëfinalen e parë të Champions League këtë sezon Kampionët në fuqi të Europës,...

Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA –

Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA –

nga 27
20:53 | 28/04/2026
0

Në një ditë kur ministrja Elisa Spiropali ka dalë me një qëndrim kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministrja dhe ministrja...

Para
Manastirliu: Prej janar-shkurtit në Shqipëri qarkullon varianti britanik i COVID-19

Qarkullimi i variantit Delta, Manastirliu: Ka sinjale të pazakonta, mostrat do dërgohen në Gjermani

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –

Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –

23:33 | 28/04/2026
PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

23:17 | 28/04/2026
PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti –

PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti –

22:03 | 28/04/2026
Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA –

Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA –

20:53 | 28/04/2026
Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT) –

Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT) –

20:47 | 28/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –
  • PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja
  • PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti –
  • Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA –
  • Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT) –
  • Finalja e parakohshme PSG-Bayern, publikohen formacionet zyrtare

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian –
  • PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com