Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar , situata mbetet e njëjtë në zonën e Laçit dhe Kurbinit. Shtabi i emergjencave bën me dije se nuk ka shtim të sipërfaqeve të përmbytura, të cilat mbeten në rreth 150 ha tokë bujqësore, por po vijohet me evidentimin e dëmeve.
Ndërsa drejtori i bujqësisë në Lezhë, Ndoc Lleshi bën me dije se ka dëme të mëdha në bujqësi, jo vetëm në të mbjella, por edhe nëpër magazina në katet e para ku ruheshin prodhimet e vjelura të stinës. Dëme ka pasur edhe në blegtori, kryesisht në fshatin Malbardhë.
Shkak kryesor i situatës së krijuar dy ditëshin e fundit, sipas kreut të bujqësisë në Lezhë, është mos funksionimi i pritave malore, të ndërtuara që në periudhën e komunizmit, të cilat kryejnë bllokimin e inerteve, në mënyrë që të mos ngarkohen kolektorët e përrenjtë.