Kur sapo kthej kokën nxënësit nisin e kopjojnë, më dhemb shpirti… Ç’edukatë hajnash ju kemi dhënë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur sapo kthej kokën nxënësit nisin e kopjojnë, më dhemb shpirti… Ç’edukatë hajnash ju kemi dhënë

14:15 | 08/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Artan Fuga

Dakord, mësuesit kanë një profesion fisnik. Por, sot më 7 mars koha është për të pyetur a u jep shkolla jonë mësuesve mundësitë ta ushtrojnë si duhet atë?

Aspak.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga kjo pikëpamje ne mësuesit bëhemi pa ose me dashje bashkëfajtorë me shkollën, dhe me politikën, që praktikisht jemi shumë larg nivelit që duhet. Dhe pasojat e punës sonë mediokre e shoqërojnë njeriun të gjithë jetën.

Ne nuk kemi të drejtë t’u lemë pasardhësve tanë një komb debil.

Prandaj mos gënjehemi nga deti i iluzioneve që na shkëput edhe ndonjë lotkë nga sytë kur vogëlushë apo zonjusha na nderojnë dhe na thonë një mijë fjalë të mira. Nuk kanë faj ata, ca janë zemërmirë, ca na besojnë sikur të ishim perëndi sepse nuk kanë ku gjejnë siguri tjetër, ca na shohin me shpresë, por ka edhe që na bëjnë qefin kot sepse e dinë se çfarë jemi realisht.

Unë i dua nxënësit e mi kur vijnë më 7 mars në klasë dhe as u shkon ndërmend të më bëjnë ndonjë urim.

A thua se jemi në qoka!

Ne jemi me të mirat, por edhe me të gjitha të metat tona. Mjaft o nxënës dhe studentë qatë nëpër rrjetet sociale sot se nuk ju shkon: o zysha ime e mirë, o pedagogu im fisnik, o mësuesi im burrë zotni!

Mjaft. Mos hyjnizoni mësuesin si kombet primitivë ka nja dy shekuj.

Mos u qaravitni sot përpara nesh sepse na rrisni dozat tashmë të pamata të narcizmit!

Punën bëjmë dhe nuk e bëjmë aspak mirë ca për fajin tonë ca për fajin e ministrisë ca për fajin e politikës së gabuar, krejt, ca për faj të të gjithëve.

Kur sapo kthej kokën nxënësit nisin e kopjojnë, më dhemb shpirti sepse mendoj se çfarë edukate hajnash ju kemi dhënë në shkollë e në familje. Fajin e kemi ne dhe jo ata.

Kur shoh boshlliqe në formim te nxënësit e mi, më vjen të qaj e ulërij dhe brenda vetes bërtas : “Pse o qen nuk e ke bërë punën si duhet!”

U drejtohem brenda meje atyre që nuk e kanë bërë mirë punën e mësuesisë në fillore, tetëvjeçare apo shkollë te mesme! Nuk di ku ta nxjerr inatin!

Prandaj në këtë 7 mars, në çdo 7 mars, unë kam turp. Me turp dhe faj njëherë them se është ditë kërkimi faljeje.

Kam falur të gjithë ish mësuesit e mi, një pjesë në atë botë, për të gjitha ato gjëra që më pas kam kuptuar se m’i kishin mësuar gabim. Aq dinin aq mësonin!

Kërkoj falje para të gjithë nxënësve dhe nxënësve të mi në dekada për gjërat që u kam mësuar gabim dhe ata pasi janë bërë mësues ua kanë mësuar gabim nxënësve të tyre e kështu pa fund.

Cfarë gabimi kolektiv! Aq kam ditur aq kam bërë nuk ka qenë me dashje!

Pastaj ju kërkoj falje të gjithë nxënësve aktualë për të gjitha gjërat që nuk ua mësoj në nivelin më të lartë ku ka arritur njerëzimi sot dhe madje ua mësoj ndoshta sipas nja njëqind vjetëve të shkuara sepse shkolla dhe politika nuk na jep mundësi të përditësojmë dijet dhe aftësitë tona.

Ka shkolla, universitete dhe fakultete që gënjejnë studentë dhe pasi u marrin lekët u shesin gjoja dije që në fakt nuk janë veçse broçkulla bajate, u shesin ajër, janë fabrika injorance.

Por, ministria e arsimit nuk do që t’i shohi me gjithë denoncimet publike që bëjmë!

Kam një kërkesë nxënës dhe nxënëse për sot: Mos u qaravisni sot nëpër banga shkolle, rrjete sociale, duke hyjnizuar mësuesit tuaj a thua se janë perëndi politeiste!

Mjaft u kemi futur instiktin që çdo 7 mars duhet të qaraviteni para nesh!

Bëhuni burra dhe gra me dinjitet të lartë! Kaq! Ky është shpërblimi, dhurata. Niseni që nga sot! Na thoni të vërtetat në sy!

Mësoni, na kërkoni llogari, na kundërshtoni kur nuk jeni të bindur se kemi saktësi në dijet tona, mos na pranoni në klasa dhe auditore nëse bëjmë sjellje të poshtra jo etike, na cirrni maskat kur kuptoni shenjat e korrupsionit, mos kini frikë nga ne, na diskreditoni nëse kemi ardhur me mik si gra politikanësh në punë, a si militantë politikë, na hidhni librat në fytyrë nëse u shpjegojmë thjesht duke lexuar tekstet, mos hajdeni në mësim nëse në lëndët e fizikës, anatomisë, astronomisë, biologjisë, etj., nuk ka laboratore të pajisur, bojkotoni mësimin dhe revoltojuni poqese shkolla në vend t’u mësojë ju prish jetën duke ju lënë në injorancë. .

Pak respekt? Patjetër, si për çdo prind, polic, mjek, kalimtar në rrugë dhe aq sa duhet për të na dhënë qetësinë që të tregojmë çfarë dimë përpara jush! Na lini t’jiu mësojmë ato që dimë! Kaq.

Mjaft lexova qarje e qaravitje që në mëngjes sot!

Ju meritoni shumë më tepër dhe nuk ua japim dot, ca për fajin tonë, dhe ca jo për fajin tonë, por në të gjitha rastet bashkëfajtorë jemi!

Prandaj 7 marsi është ditë kërkimi faljeje!

Falje!

Etiketa: 7 marsiArtan Fugafajmësuesnxenes

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kryemadhi uron “8 Marsin”, ka një mesazh të ndjerë për nënën e saj

Kryemadhi uron “8 Marsin”, ka një mesazh të ndjerë për nënën e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com