Kur ministri Gent Cakaj akuzonte UNMIK-un dhe klasën politike në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur ministri Gent Cakaj akuzonte UNMIK-un dhe klasën politike në Kosovë

10:36 | 05/02/2019
në Shqiperi
0

Mesila Doda, sekretarja e përgjithshme e PDIU-së ka komentuar dhe ka risjellë në vëmendje shkrimin e dikurshëm të ministrit Gent Cakaj, ku shprehet me tone akuzuese e agresive ndaj UNMIK-ut dhe gjithë klasës politike në Kosovë.

Përmes një shkrimi në facebook, Doda shton që nëse kërkoni të gjeni ndonjë sjellje diplomatike, është mision i pamundur.

Më poshtë lexoni shkrimin e Gent Cakaj sot ministër i Jashtëm, marrë nga arkiva e Vetëvendosje:

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Nga Gent Cakaj

Më rastis ndonjëherë të takohem me njerëz të cilët vazhdimësinë e kësaj administrate neokolonialiste të UNMIK-ut e shohin në të mirën tonë! Ata gjithnjë e më tepër ngrisin çështje si: “ta zëmë se UNMIK-u e caktoi datën e ikjes, çka pastaj? Si ta mbajmë shtetin vetë, çka do të bëhet me ekonominë, papunësinë…? Të jashtmit janë të nevojshëm edhe për shkaqe sigurie në rast konflikti, mandej çka me korrupsionin e paaftësinë për qeversje… në spitale e arsim kemi pasur kompetenca të plota, por ja se çfarë katastrofe po ndodh atje…” etj, etj. Ky fakt më habit shumë. Në vend që të merremi me çeshtjen faktike të rezultateve të padëshiruara nga bashkësia ndërkombëtare dhe strukturat e ashtuquajtura qeverisëse, disa qytetarë të Kosovës kanë ende dyshime nëse jemi të aftë a jo për të qeverisur me shtetin e paqenë të Kosovës për të cilin është sakrifikuar aq shumë deri tash. Prej nga vjen kjo pasiguri?

Kjo e keqe padyshim është mbjellur prej UNMIK-ut dhe klasës aktuale politike të Kosovës. Sepse mu këta janë dy faktorët kryesorë të cilët Kosovën e kanë katandisur në një tatëpjetë politike ekonomike e shoqërore. Është fakt që ekonomia e Kosovës tash e tetë vjetë është në rënie e sipër, por kjo ndodh pikërisht ngaqë UNMIK-u në bashkëpunim dashakeq me figurat politike të Kosovës po ia mohojnë Kosovës vetëvendosjen e sovranitetin. Disa shembuj të thjeshtë do ta ilustronin dëmin e pallogaritshëm që po na shkaktojnë. Sikur Kosova të ishte shtet ajo nuk do të paguante miliona e miliona euro për numrat prefiks që ajo ia shfrytëzon për telefoni mobile; produktet që vijnë nga Serbia në Kosovë do ta paguanin doganën e kalimit të kufijve ndërkombëtarë, politika ekonomike këto të cilat institucionet politike e ekonomike në përputhje me vullnetin e popullit i konstruktojnë për benefited e vetë popullit. Veç kësaj, edhe përkundër faktit që resurset e shumta ekonomike dhe njerëzore në Kosovë janë joshëse për investitorët e huaj, mungesa e sovranitetit është shkaktar i hezitimeve të shumta, ndërsa kjo e fundit është vetëm rrjedhojë e mungesës së lirisë së popullit. Për më tepër, është shtylla e katërt e UNMIK-ut ajo që ka marrë përgjegjësinë për rindërtimin ekonomik në Kosovën e pasluftës dhe është ajo e cila është përgjegjësja kryesore për dështimet e njëpasnjëshme në ekonominë e Kosovës.

Nga ana tjetër, populli nuk është përgjegjës për pasigurinë e tij: KFOR që është rezultat i marrëveshjes së Kumanovës, baza juridike e të cilës mbetet Rezoluta 1244, e cila nominalisht e ruan sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë dhe parasheh vetëm autonomi substanciale për të. Ne fakt, misioni i tyre nuk është që ta mbrojë popullin e Kosovës, por që ta mbrojë rezolutën kundër vullnetit tonë. Ku ishte KFOR-i që t’I mbronte 11.364 shqipëtarët të cilët me dhunë u dëbuan nga shtëpitë e tyre prej serbëve në veriun e Mitrovicës gjatë muajit shkurt të vitin 2000? Pastaj, kush u dënua prej KFOR-it gjatë shpërthimit të revoltës qytetare të marsit 2004 kur ushtarët e tyre qëlluan dhe vranë 19 të rinjt shqiptarë? Pra, KFOR-i jo vetëm që ka ardhur këtu sipas një marrëveshje për të cilën ne s’jemi pyetur, por ai në vazhdimësi ka vërtetuar përkujdesje kryesisht ndaj vetvetes shpeshherë duke i lënë shqiptarët nën mëshirën e grupeve kriminale të dirigjuar prej Beogradit. Nuk është zgjidhje që të huajt të jenë përgjegjës për mbrojtën tonë.

Zgjidhja e mbrojtjes dhe sigurisë së popullit është vetëm e vetëm formimi i ushtrisë sonë. E para gjë që duhet të bëhet është që të ndalet se kontestuari domosdoja për ushtri. Nga ana tjetër, është e vërtetë që korrupsioni e dukuri të këqija janë të pranishme në të gjitha sferat e qeverisjes në Kosovë. Megjithatë, dihet mirë që korrupsioni nuk është karakteristik vetëm në Kosovë. Kurse ai i cili është kompetent për luftimin e tij, UNMIK-u, i mbyll sytë më së shumti para këtij fakti kur figurat politike të Kosovës në krye të proceseve shpërdorojnë tenderet dhe vjedhin djersën e popullit duke u valakatur në luksin e tyre: pallatet shumëkatëshe në kohën kur shumë ish ushtarë të luftës çlirimtare s’kanë as strehë mbi kokë, limuzinat e shtrenjta dhe darkat e përnatshme në kohën kur dhjetëra mijëra familje në Kosovë nuk kanë as bukë të mjaftueshme. Janë një mori shembujsh që ilustrojnë dështimet dhe qëllimet e këqija të UNMIK-ut në Kosovë. Por t’i takosh një populli i cili për shekuj ka sakrifikuar që të jetë përfundimisht i lirë e pa kërkënd përmbi krye, të mendosh që nuk je i aftë të qeverisësh veten, të frikësohesh se do të kesh probleme tjera pas lirisë, e si rrjedhojë t’i frikesohesh asaj…. është ndër pasojat e dëmshme që ky sistem neocolonialist ka mbjellur në Kosovë.

Ironia është që edhe vetë bota e ka pranuar që edhe nëse është e vërtetë që mund të ketë probleme me kapacitete për një popull, asgjë nuk mund të shërbejë si pretekst për t’ia mohuar qytetarëve lirinë…

Rezoluta e OKB-së 1514, në pikën 3 thotë: “Ngecjet në përgatitjet politike, ekonomike, shoqërore ose arsimore nuk duhet kurrë të shfrytezohen si pretekst për shtyerjen e pavarësisë”.

Vetëm pas lirisë së vërtetë, mundësitë e përparimit në të gjitha sferat jetësore do të jenë të hapura.

Etiketa: arkivagent cakajMesila DodaUNMIKvetëvendosje

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Tiranë, vijon bojkoti te Shkencat Sociale dhe Filologjiku, të bllokuar edhe dy fakultete në Shkodër

Tiranë, vijon bojkoti te Shkencat Sociale dhe Filologjiku, të bllokuar edhe dy fakultete në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com