Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kur këtë e duan kaq shumë ndërkombëtarët, përse po e mbajnë larg by…ës së tyre?

Nga 27.al 0

Nga Arben Llalla

Konferenca e djeshme e përbashkët për shtyp me zotin Juncker pati efektin e viagrës në një qeveri dhe shumicë të shkalafitur. Vetë Edi Rama publikoi një film të Presidentit Juncker me shënimin: “Kë të besoj Juncker-in apo Metën?”. Taulant Balla shpërtheu si vetëm ai di në Gramsh dhe u përbetua që zgjedhjet e 30 qershorit nuk i luan as topi.

Propaganda nguti të krijojë idenë se opozita dhe kreu i shtetit janë të izoluar nga bota, e cila po hedh flakaresha duke skuqur faqet e pakicës plangprishëse.

Pamjet e zotit Juncker gërnetë rrëfejnë të paktën që Shqipërinë e fanarit ndriccues nuk e merr njeri seriozisht. Në mos nga propagandistët, rilindasit, qeverisësit, kjo është kuptuar nga njerëzit e thjeshtë që kanë 24 orë që prodhojnë vetëm qyfyre për gromësimat e prillit që i nxorri në qershor zoti Juncker.

Nejse, me këtë optimizëm në qiell Edi Rama dhe të tijtë po marshojnë përpara duke kërcënuar njerëz se nuk do u japin madje as viza për në BE dhe SHBA.

Por, ja që zoti Donald Tusk i mallëngjyer na bëri me dije që Shqipëria do presë dhe ca kohë në stolin e rezervave, pasi negociatat nuk do të hapen. Holanda tha qartë “Jo” për Shqipërinë dhe “Po” për Maqedoninë. Edhe sikur të gjithë të ngrenë duart përpjetë, mjafton Holanda që të presësh si “Dy orë pas gardhit”.

Por, nuk mbaron me kaq kjo ditë e zezë; një fushatë mediatiko-politike ka nisur në Francë dhe Zvicër që të vendosen vizat me Shqipërinë. Prapë na del Holanda që e ka dorëzuar zyrtarisht prej kohësh këtë kërkesë.

Në të gjitha këto kumte sterrë në asnjë vend nuk përmendet reforma në drejtësi, SPAK-u, Ilir Meta, zgjedhjet apo “dhuna” e opozitës. Në to flitet për drogë, trafik, krim dhe një qeverisje që duhet izoluar një orë e më parë.

Atëherë, vetëm një pyetje duhet bërë: Derisa këtë Edi Ramën dhe Rilindjen e duan kaq shumë këta ndërkombëtarët, përse po e izolojnë dhe po e mbajnë larg by…ës së tyre?

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej