Nga Besmir Lushaj
Kur Fatime Sokoli pati kënduar në Prishtinë, në sallë ishte ndërprerë energjia elektrike. Çika e Dragobisë nuk e kishte ndalur kangën duke skalitur piskamën e saj melodioze në tonalitet drithërues. Një pjesë e spektatorëve hoqën dhe dogjën rrobat e trupit për t’i bërë dritë zërit që shkelte mospërfillshëm terrin e poshtërimit shovinist mbi shqiptarët.
Atëbotë këndohej. Sot, kujiset për një qerre gërditëse likesh!