Kur Faik bej Konica i bënte një pyetje grekëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Faik bej Konica i bënte një pyetje grekëve

15:09 | 02/11/2016
në Uncategorized
0

Po bëj dhe unë pyetjen që drejton i madhi Konica*:

“Po i drejtoj tani një pyetje grekëve të zgjuar dhe që dinë të thellohen: A pandehin ata se këto intriga foshnjarake kundër unitetit kombëtar shqiptar janë të tilla që i shërbejnë interesave të Greqisë?”

Nga Faik Konica

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Shqipëria e poshtme apo Epiri – dhe grekët

Londër, 15 shkurt 1909.

……….

“Grekët kanë përfytyruar t’i japin Shqipërisë së poshtme emrin e vetë të lashtë të Epirit, duke nënkuptuar që këtej se kjo zonë ka qenë e banuar nga grekë dhe duhet t’i përkasë një ditë Greqisë; dhe kështu, Greqia nuk e prek më Shqipërinë. Për grekët, ka vetëm një Shqipëri të Veriut dhe jo një Shqipëri të Jugut; Shqipëria është për ta, në njëfarë mënyre, një distik (grup dy vargjesh në një poemë), thjeshtëzuar në një varg, apo një biçim vargu aleksandrin që nuk përbën veçse një hemistik (gjysmë vargu).

Mirëpo, të gjitha pretendimet janë qesharake e të përbuzshme. Në fakt:

  1. Strabon-i na mëson se epirotët nuk flisnin greqisht, ishin të huaj. Po citoj fjalët e tij: “Όί δέ Θράκες καί Ίλλυριοί και Ήπειρώται καί μέχρι υϋυ έν πλευραίς (Έλλάδος) είσιν έτι μευτοι μάλλον πρότερον ή υϋυ όπου γε καί τής τώ παρόντι Έλλάδος άναντιλέκτως οΰσης τήν πολλήν οι βάρϐαροι έχουσι, Μακεδονίαν μέν Θράκες ( άλλα δέ μερη) Ήπειρώτικά έθνη.”

Është më se e qartë, po jo? Strabon-i na mëson se “kombet epirotike” ishin “barbare”, domethënë të huaja para racës dhe gjuhës greke (Vepra, Strabon, VII, 6-13, f. 267. bot. Dübner-Muller).

  1. Jo vetëm që shqiptarët nuk kanë emigruar në ndonjë Epir grek, por janë pikërisht grekët ata që kanë emigruar, në numër të vogël në Epirin shqiptar.
  2. Përherë shqipja është quajtur “gjuha epirotike”. Dictionarium latino-epiroticum (Fjalori latono-epirot) i F. Blanchus (Frang Bardhit), Romë, 1635, provon pikërisht këtë. Jo më larg se para dyzet vjetësh, Rossi botonte përsëri në Romë një “Vocabolario italiano-epirotico” që nuk është tjetër, veçse një fjalor shqip.
  3. Në të gjitha veprat e botuara para periudhës së intrigave greke, përngjashmëria midis fjalëve Epir dhe Shqipëri e Poshtme është e përkryer.
  4. Po e njëjta gjë edhe në hartat gjeografike. Po kënaqem me një shembull të vetëm: më 1827, admiraliteti anglez botoi një hartë zyrtare të Brigjeve të Shqipërisë, hartë e përgatitur nga një komision hartografësh anglezë, austriakë dhe napolitanë: krejt brigjet e Epirit përfshihen në të.
  5. Rusët, francezët dhe anglezët kanë pasur njëri pas tjetrit në ishujt jonianë një regjiment që e kanë quajtur zyrtarisht Regjimenti shqiptar. Krejt ushtarët e këtij regjimenti ishin rekrutuar në Epir, të gjithë ishin të së njëjtës fe me grekët dhe prapë, të gjithë e quanin veten shqiptarë dhe flisnin shqip. Një nga oficerët e regjimentit franko-shqiptar ishte Marko Boçari, i cili ka shkruar madje në atë kohë, me kërkesë të Pouqueville (Pukëvilit), një leksik shqip, dorëshkrimi i të cilit ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Parisit (Mss.Fonds albanais, n.1); kujtojmë që ne kishim parashikuar ta botonim këtë leksik. Po i njëjti Boçar shkëlqente në luftën e pavarësisë duke besuar, i shkreti, se bëhej fjalë për themelimin e një mbretërie shqiptaro-greke. Nipërit e tij, me mbiemrin Boçari e quajnë tani veten “helenë” dhe të prejardhur nga Themistokliu. Përshëndetje, o të prejardhur të Themistokliut! Të gjithë “helenët”, siç e shihni, janë po aq të vërtetë sa nipollët e Boçarit tonë. Ka madje në Athinë bij bavarezësh vendosur në Greqi në kohën e Otonit dhe që e mbajnë veten po ashtu për helenë, medemek të prejardhur nga Perikliu: Përshëndetje dhe juve, o të prejardhur të Perikliut!
  6. Tradita diplomatike e të gjitha Fuqive evropiane ka njohur, pa kufizim, identitetin e Epirit dhe të Shqipërisë së Jugut, që janë e njëjta gjë. Pata ndër duar që prej një muaji qindra dokumente diplomatike të pabotuara që flasin për Shqipërinë dhe në të gjitha, njëjtësia është po aq absolute midis Epirit dhe Shqipërisë së Poshtme sa dhe midis Lutesës e Parisit, apo Ali hoxhë dhe hoxhë Aliu.
  7. Më në fund, le ta provojë i huaji që përgatit një studim rreth Shqipërisë dhe që ka dyshime rreth çështjes së albanitetit të Epirit: të udhëtojë duke u ndalur për ca ditë nga Elbasani në Parga dhe nga Vlora në Janinë, domethënë le të përshkojë si turist Epirin nga Veriu në Jug dhe nga Perëndimi në Lindje, për së gjati dhe për së gjeri, duke zigzaguar në atë mënyrë që të vizitojë lokalitete sa më shumë që të jetë e mundur, – dhe le të na vijë pasandaj e të na kundërshtojë po të dojë.

Po i drejtoj tani një pyetje grekëve të zgjuar dhe që dinë të thellohen: A pandehin ata se këto intriga foshnjarake kundër unitetit kombëtar shqiptar janë të tilla që i shërbejnë interesave të Greqisë?”

Albania, Viti 8, 1904, Seria 9 (nr. 1)

* Materiali u përgatit për botim nga Alba Haruni

Etiketa: Alba HaruniDictionarium latino-epiroticumFaik bej KonicaFrang BardhigrekëvepyetjeStrabon

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Gara për kreun e KQZ, PD eleminon Lefterie Luzin

Gara për kreun e KQZ, PD eleminon Lefterie Luzin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com