Kur Edi Rama u bënte bisht taksave të shtetit francez – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Edi Rama u bënte bisht taksave të shtetit francez

09:35 | 13/04/2018
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Ilir Seci

…Po lexoja lajmet për “kuponin tatimor” dhe “kasat fiskale”, lajme ku Edi Rama mburrej se e ka bërë Shqipërinë “t’i bie era shtet!”…
Më kapi një e qeshur me këto mburrjet e Edi Ramës, sepse m’u kujtua se si u ka bërë bisht vetë Edi Rama taksave të shtetit francez, kur shiste skica në Montmartre, Paris!… Ka qëlluar të jem në Paris në kohën, kur Edi Rama dilte e shiste skica të Kulles Eifel në Montmartre…

Është fjala për atë kohën, kur Edi Rama jetonte në Paris duke shitur skica në rrugë, kohë për të cilën Fatos Nano e ironizonte duke i kujtuar “thonjtë e pisët të azilit”, ngaqë Rama rrinte duke bërë skica për turistët gjithë ditës, doemos që karboni i mbetej ndër thonj…
Qëlloi që ndalova në Paris atë kohë, isha duke shkuar për në Angli. Rrugën e pata bërë me tren që nga Italia deri në Paris. Në Paris do merrja trenin Eurostar për Londër. Nuk ka nevojë të them se çdo njeri, kur shkon në Paris, pavarësisht sa herë ka qenë atje, prapë ka dëshirë që ta shikojë këtë mrekulli të qytetërimit botëror…
Sa mbërrita në Gare du Nord menjëherë dola jashtë dhe u nisa në këmbë nga stacioni për te Kulla Eifel. Është një shëtitje e rrallë, nga Gare du Nord njeriu ecën disa bulevarde madhështore, kalon nga Kisha e famshme, Bazilika e Zemrës së Shenjtë, (La Basilique du Sacré-Coure de Montmartre), kalon nëpër Montmartrene e famshme, ecën bregut të Senës dhe përmes Urës së Jenës, (Pont d’Iéna) del te Kulla Eifel. Çdokujt që ka vizituar Parisin i ka rënë në sy numri i madh i piktorëve që shesin punimet e veta rrugëve në këtë zonë, sidomos afër Montmartre, zonë që është magnet turishtësh!
Si admirues i artit figurativ gjithmonë ndaloj dhe shikoj punimet e artistëve që shesin në rruge. Në Paris, Londër apo New York kam parë artistë që të mahnisnin! Jo të gjjthë kanë fat dhe e gjejnë suksesin, ndaj edhe shumë piktorë detyrohen të dalin dhe shesin punime në rrugë! Normale, sepse duan të jetojnë!
Ndalova në Montmartre duke shikuar punimet në një tezgë. Në moment shitësi u hodh duke më ofruar çmimet e punimeve, një skicë me laps ishte 400 franga, atëherë flitej me franga, nuk kishte hyre ende euroja. I thashë që vetëm po shikoja e s’doja të blija gjë! Shitësi u ngrys dhe u kthye nga një tjetër shitës në të majtë dhe ja këputën shqip: -“Oh çna e çanë …menderen këta tipat që vetëm shikojnë e nuk blejnë!”…
Unë nuk u përmbajta e qesha me të madhe! Duke qeshur I them: –“Mos u bëj nervoz shqipe!”…
Mbeti keq dhe nisi të shfajësohej, se kishte familjen për të mbajtur, se nuk dilte aty për qejf! Normal vëlla i them të kuptoj mos u merakos!
–“Kam punuar piktor në Kinostudio dhe Radiotelevizon!”- më tha. Folëm dhe duke biseduar doli që kishte edhe të tjerë shqiptarë që shisnin aty!
-“Po ore ke plot!”- më tha, -“Ja atje përtej ke edhe Ed Ramën!”.
Pashë nga krahu që më tregoi ai. Edi Rama është edhe i gjatë e dallohet lehtë.
-“Kurse ai tjetri aty afër Edit është Llambi Gegprifti! Ish-anëtari i Byrosë Politike!”- më tha piktori, “Llambi ka vite që shet skica, piktura vizatime këtu në Montmartre! Shet punime të Edit, të miat e të tjerëve që dalim këtu!”.
Biseda na u ndërpre se erdhi një turist dhe bleu një skicë për 500 franga! As faturë as gjë prej gjëje.
-“Nuk është aq e lehtë sa duket!”-vazhdoi piktori,-“Nuk na e lënë vendin xhandarët francezë!…Sepse, kjo që bëjmë në është e jashtëligjshme! Kështu që kemi mbetur duke luajtur kukafshehurazi me xhandarët!” S’patëm kohë të mbarojmë bisedën…
Ky piktori sikur i ndolli xhandarët me ato fjalë se sa hap e mbyll sytë kur ja behën! Në moment të gjithë sa ishin me tezga rrëmbyen punimet dhe u zhdukën! Duke vrapuar mes tyre dallohej mbi të gjithë Edi Rama, sepse ishte më i gjati.
M’u kujtua ky moment, sidomos kur po shikoja një karikaturë me këtë temën e “kasës fiskale” nga mjeshtri Bujar Kapexhiu.
Edi Rama në Tiranë do të penalizojë shitësit e rrugës për një gjë që e ka bërë vetë në Paris!?
       (Karikatura është e mjeshtrit Bujar Kapexhiu.)
Shtator 2015
Etiketa: edi ramaEurostarIlir SeciKinostudioLlambi GegpriftiParispikturaRadiotelevizon

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Për të gjithë dashnorët…Karrierë në PD bëhet duke kaluar nga kunati

Për të gjithë dashnorët...Karrierë në PD bëhet duke kaluar nga kunati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com