Kur art bëhet edhe në një qendër tregtare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur art bëhet edhe në një qendër tregtare

13:06 | 04/03/2018
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Kujtim Xhaja

Mund të jemi një vend i vogël, ndonjëherë i panjohur, në mes të Ballkanit, por kemi disa gjëra që na dallojnë nga të tjerët. Përveç bar-kafeve, të cilat rreshtohen me bollëk, ne shquhemi edhe për qendrat tregtare më të mira në mbarë rajonin përqark. Luksoze, me sipërfaqe të mëdha, ca me shumë kate e të tjera të shtrira horizontalisht, disa në qendër të Tiranës e disa në periferi. Ca të vjetra, e të tjera në ndërtim e sipër…

Nuk dua t’i futem diskutimit të gjatë, sesa vërtetë të nevojshme janë këto qendra për qytetarët, ato ndonjëherë kthehen në të vetmin argëtim të kryeqytetasëve në një të shtunë pushimi…

Edhe unë vendosa këtë të shtune ta kaloja në një qendër tregtare. Kjo ditë përkoi edhe me një vjetorin e çeljes së kësaj qendre. Pas një dreke me miqtë në një nga restorantet e saj, mendova të hidhja një sy tek dyqanet e mia të përhershme. Mall i ri, koleksione të reja, stile të ndryshme, çdo gjë për këdo, por çmime pak të “kripura” për xhepin e shqiptarit. U mjaftova me aq, mora ashensorin dhe bëra për poshtë…

Mësova se diku, nga ora 18:00 qëndra tregtare organizonte një shfaqje festive. Muzikë, dhurata dhe surpriza të ndryshme ishin premtuar për të gjithë të pranishmit aty…

Si njeri kurreshtar që jam nga natyra thashë të qëndroj, për të parë se çdo bëhej më tej! Ashtu veprova…

Ora kish shkuar tanimë. Gjendesha diku, nga katet e para të ndërtesës gjigande. Në mes të hollit të katit të parë ish shtrirë një skenë e vogël, modeste. Çdo gjë ishte gati për të filluar…

Muzika buçoi fuqishëm, njerëzit rreth meje dukeshin të hallakatur, vërtiteshin dhe shihnin përreth çuditshëm…

Pas pak çastesh shfaqet në skenë një djalosh i ri, rreth të 25-ave, me një mikrofon në dorë. Diçka do thoshte…

Me sa arrita të shquaja me vështirësi nga muzika e lartë, ai shpjegoi kushtet e lojës, i ftoi të pranishmit të kontrollonin të gjashtë katet e ndërtesës për të gjetur disa çelësa fitues për të hapur më pas “drynin e dhuratave”, që ndodhej ngjitur me platformën e skenës së vogël.

Loja filloi! Unë qëndrova i shtangur mes turmës…

Gra, burra, fëmijë, të rinj dhe të reja “vërshuan” nxitimthi drejt celsave magjik.Kush mendoi të merrte ashensorin, ca të tjerë më të shkathët iu drejtuan shkallëve elektrike. Të gjithë bridhnin drejt një drejtimi: “Lart”. Dukej sikur po kërkonin shpëtimtarin!

Nuk kaloi shumë kohë, kur në katin e epërm shfaqet një vajzë e hollë me një vazo të kristaltë në dorë…Të gjithë drejtohen nga ajo, ashtu e donte loja. Ajo bën një shkundje të shpejtë të vazos së tejdukshme, ca bileta ngjyrë portokalli, të vogla bien përtokë.

Turma e njerëvze vërsulet drejt tyre.Dy burra në moshë përplasen me njëri-tjetrin, ca të tjerë shtyjnë atë që iu ndodhet përballë, si e si të përfitojnë vetë, ca kalamaj zihen me shoku-shokun, ca të tjerë bërtasin, dy të tjerë fillojnë e qajnë me ngashërim. Situata ndizet edhe më shumë.

Koha mbaroi…

Fituesit zbresin poshtë të kënaqur, me entuziazmin e “kampionit” ata bëjnë të tyret dhuratat e premtuara. Kjo skenë më la pa fjalë, të gozhduar…

Ne si popull, kur bëhet fjalë për përfitimet “qyl” nuk të falim, mendova me vete, por më vonë u qetësova, kur mu kujtua se ç’bëhet nga ana tjetër e botës në të ashtuquajturat “Black Friday”.

Radhën tashmë e kish show dhe argëtimi! Shfaqet në skenën e improvizuar një djalosh i ri dhe simpatik. Ai mban në dorë një violinçel të veçantë dhe të ndriçuar. E merr, e vendos poshtë këmbëve, e ngre sërish lart, bën ca lëvizje të shpejta me të, duket sikur e përkëdhel lehtë dhe i jep shpirt, e trupëzon atë. Njerëzit mblidhen rreth tij dhe e duartrokasin, shumë të tjerë kanë mbushur katin e dytë të qendrës dhe shohin me kureshtje.

Robbie Williams dhe shumë këngëtarë të tjerë na vijnë me një version të ri klasik me violinçel. Ai ishte artisti Iljard Shaba, djaloshi energjik, i cili ndezi një atmosferë të vërtetë mes spektatorëve të pranishëm. Më pas, pjesë e asaj skene, u bë një vajzë jo si të tjerat…

E veshur e gjitha me të zeza, me një stil elegant ajo mban një violinë në qafë dhe dhuron spektakël për të gjithë. Ishte violinistja Albana Leka, e cila ia lejoi vetes të dilte nga skena dhe ashtu me një vrapim të rrufeshëm dhe me violinë në dorë bëhet pjesë e turmës.

Përpara meje shoh një çupëlinë të vogël, ajo po hidhej e po lodronte me një hovë të madh, ish “kredhur” e gjitha në botën e saj dhe s’pyeste për njeri. U mundua të ngjiste shkallët për të arritur skenën, por menjëherë nëna e saj me një shpejtësi të rrufeshme e kap me duar dhe e tërheq nga vetja. Më shumë se çdokush tjetër, festave iu gëzohen fëmijët. Shpirti i pastër fëmijëror i tyre arrin të bëhet njësh me shpirtin e artistit në skenë. Ata i mirëpresin këta të fundit, i bëjnë pjesë të botës së tyre dhe i shijojnë pa kushte, pa paragjykime.

Orët kishin ikur pa kuptuar dhe asaj mbrëmjeje po i vinte fundi. Ajo qëndër që gjithë ditën gumëzhinte nga njerëzit dhe meloditë e shumta, tashmë u boshatis sa hap e mbyll sytë.

U largova dhe në mendjen time kisha atë shprehjen e famshme biblike: “Kush kërkon, gjen!”.Unë kërkova pak muzikë të mirë, në një të shtunë të mërzitshme dhe e gjeta aty ku më së paku të shkon mendja, në një qendër tregtare…

Etiketa: albana lekadjaloshi energjikIljard Shabakujtim xhajalojëramuzikeqender tregtareviolincelvioline

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Për herë të parë në Pakistan një grua hindu fiton vendin në Senat

Për herë të parë në Pakistan një grua hindu fiton vendin në Senat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com