Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka deklaruar në emisionin “7 pa 5”, në Vizion Plus se kupola e PD-së “ndan miliona” me tenderat dhe koncesionet e “rilindjes”.
Intervista
Nisur nga protesta e javës së shkuar, a ngjall më shpresë kjo opozitë? Shumë pak njerëz te mbledhur jo vetëm nga jashte por edhe nga brenda Partisë Demokratike? Edhe nga ju ka patur kritika ?
– Cështja e mungesës së shpresës është nje cështje e vazhdimësisë së dështimeve ne vijim të zotit Basha në 5 vite opozitë, ku kuptohet që këputja e madhe qe ajo 25 qershorit. Dhe që nga ai moment dhe në vazhdimësi kemi seritë e tjera të zhgënjimit që vijne rradhë. Kështu që nga ajo pikëpamje nuk u be ndonjë lajm se masiviteti ne protestë bie , nuk ka cfarë ndodh tjetër me një opozitë dhe me një kryetar opozite, e cilësoj dhe një ekip që e mbështet në mos bërjen e opozites ndaj qeverisë Rama . Po ta shohim me kujdes cështjen Xhafa, ka shumë vite që partia Demokratike është e informuar dhe opinioni publik po ashtu, për përfshirjen e vëllait të tij në trafiqe. Pra nuk ka ndonjë lajm këtu. Padyshim cështja e përgjimit që unë shpresoj qe të jetë nga pikëpamjet proceduriale e vërtetë dhe e saktë, sepse tashmë është një cështje gjuqësore, provon ose jo formalisht përfshirjen vëllain të ministrit te brëndshëm në ceshtje trafiqesh. Kjo moralisht është një gjë e palejueshme, nuk mund të jetë zoti Xhafa , ministër I brëndshëm. Por këtu problemi nuk është Xhaf,a sepse përderisa kemi probleme me Tahirin ish ministrin, e po ashtu dhe me Xhafën, do të thotë se kemi probleme drejtëpërdrejtë me Ramën, për të cilin kryetari i opozitës nuk guxon të protestojë. Përkundrazi, Basha shkon edhe lobon në Berlin dhe në Sofie për të hapur negociatat Shqipërisë me këtë qeveri në krye!
Rama akuzon që Basha po lobon kundër.
Teatri Rama-Basha me fal që po e them, është një teatër i shpifur
Mendon se ka nje marrëveshje ?
Jo aty nuk ka marrëveshje.
Mendon se vazhdon 17 maji ?
Jo 17 maji ka qënë një etapë, këtu ka nje Pazar që nga dita e parë zoti Basha ka në krye të PD-së për të mbaruar punët e veta dhe për të mbaruar punët e Edi Ramës .Kjo është e qarte qe këtu kemi një kryetar opozite që ka vetëm një mission: të sjelli verdallë demokratët e opinionin publik , nje shoqëri të tërë, e cila është në krizë totale ekonomike ,politike , institucionale. Po ju them vetëm një gjë: a e dini se ka rënë sistemi i drejtësisë?! Është e paprecedent në 106 vjet të shtetit shqiptar!
Për shembull, Gjykata e Apelit në Durrës nuk ka asnjë gjyqtar qe mund të gjykojë cështjet, gjykatat administrative janë futur në krizë për mungesë gjyqtarësh dhe mbingarkesë cështjesh. Janë me qindra mijëra dosje që po presin dhe sot për gjykim, por nuk ka trupa gjyqësore, Gjykata e Lartë është e bllokuar , Gjykata Kushtetuese është e bllokuar. Këtu ka rënë sistemi kushtetues në kolaps, se në fund të fundit gjyqësori e mban sistemin në këmbë. Këtu ka rëne sistemi I drejtësisë dhe zotëria merret me Xhafën për të cilin ne e dime ka 15 vjet, por mua ajo që më vjën keq është se ne nuk duhet të përdorim militantët në përplasje me policinë për një proteste fallco. Nuk mund të luajë Basha me emocionet e njerzve kështu, pasi ata janë Demokratë, ata janë njerëz qe duan të protestojne serioziosht ndaj kësaj qeverie sic kam bërë unë dhe kolegët e mi.
Ju ishit në protestë ?
Jo unë nuk kam qënë proteste për arsye personale. Kam qene në cdo protestë , por për të thënë të drejtën, nga ky moment në këtë teatër të shëmtuar e më pas, nuk besoj se do jem më në kështu lloj protestash.
Nuk ngjit kauza apo nuk ngjit lideri i opozitës ?
Nuk është ceshtje ngjitjeje kjo , tani njerzit e kanë kuptuar qe kjo është nje teatër i madh dhe dhe nuk ka bisedë tjeter nëpër kanetë e Tiranës, përvecse sesi Basha është kthyer në këmbalecin kryesor të Edi Ramës.
Zërat pranë zotit Basha, anëtarë të kryesisë, si sekretarë si zoti Kadili sot ne një gazetë thotë se këto zëra pilotohen nga Edi Rama enkas për të sulmuar opozitën .
Patjetër me që pyetët per personin konkret unë besoj se marreveshjen e 17 majit nuk e kam bërë unë. E ka bërë Lulëzim Basha. Ceshtja gjyqësore e familjes biologjike të zotit Basha per pallatin e Vlorës, nuk është orkëstruar nga unë por nga Edi Rama , nuk I kam marrë un ato 13 milion euro as Imami, as Topalli,as Patozi,as Harxhi. Këtu problemi është se familjarët tanë dhe mijëra demokratë po rropaten gjyqeve për rroga ,kurse familjarët e kryetarit të partisë mbyllin gjithë ciklin gjyqësor në të treja nivelet për 12 muaj. Mos them qe shteti Shqiptar nuk e ka mbrojtur cështjen në Strasburg ashtu sic duhet për ti hapur rrugë fitimit te ceshtjes së familjes së kryetarit. Ka ardhur dita e fundit. Nuk vazhdohet kështu me kete teatër. I kemi thëne në shumë forma dhe nuk kemi dashur te shkojmë deri këtu për të mos ta prishur komunikimin Brenda partisë, pra për ta mbajtur atë parti të paktën në nivele retorike të bashkuar aq sa mundemi. Por ne nuk mundemi të kërkojmë largimimin e Edi Ramës dhe Lulëzim Basha ta mbajë Ramën në pushtet. Ai po e mban dhe realisht po e mban . Dhe nje përgjigje për atë që është thënë sot në atë gazetë. Nuk jemi ne ata që kemi familjarë në poste drejtuese në administratë, nuk I kam unë familjarët e m drejtorë nëpër institucione të rëndësishme ku ndahen miliardat e ‘rilindjes”, nuk kanë familjarët tanë koncesione bashkë me qeverinë, janë ata të kryesisë së Partisë Demokratike sot .
Janë njerëzit më të afërt të Lulëzim Bashës?
Pak a shumë këta që flasin në mbrojtjen e cmendur të Bashës kundër nesh, në këtë humbje katastrofike të Lulëzim Bashës . Si ka mundësi qe mbrohet një humbës I madh ?! Dhe sulmohen ata që po e kritikojne , për cfarë po e kritikojmë ne?! Sepse opozita nuk ka filozofi politike, nuk ka besim në popull , nuk ka struktura ,nuk ka lidership , nuk ka njerëz te cilet të bejnë beteja. Njerëzit aty ishin dhe zoti Basha qëllimisht I la jashtë listave, për ti dhurauar Rames tepsinë. . Po përsëris një fakt : të 15 fituesit e zgjedhjeve lokale, kryetarët e grupeve të punës në vitin 2015, të 15 janë lënë jashtë listave. Cdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që ky zotëria që është “komandanti I përgjithshëm I forcave Demokratike” godet gjithe gjeneralët e vet para betejës! Kush mund ta bëjë këtë, nje që do fitoren apo nje që do humbjen dhe merr agurridhe nga rruga dhe I hedh ne parlament?! . Unë kam luajtur volleyball deri ne moshen 22 vjecare. Kam takuar disa nga miqtë e mi sportistë dhe demokratë shumë të shqetësuar për gjëndjën, si cdo njeri në këtë vënd. Dhe me pyetën, Edvin cpo ndodh me këtë vend me këtë opozitë? Dhe ju përgjigja:” a mbani mend ju ndonjëhere që tranjerët tane I merrnin tifozet I futnin në ndeshje dhe ne na vinte tek shkallët e stadiumit?! Besoj se kjo I shpjegon të gjitha. Nuk mund të luash ne një film Hollyëood-I me amatorë nga rruga, por do marrësh ata aktorë që paguhen për atë punë profesioniste. Nuk mund të shkojmë në teatër kombëtar ne të tre qe po flasim në studio, sepse ne jemi spektatorë. Jja cfarë ka bërë ky zotëria, ka marrë spektatorët I ka vënë në skenë dhe aktorët I ka ulur në sallë. Tani si mund të funksionojë kjo opozitë kështu?! Këtu është problemi.
A ka ndonjë emër tjetër Brenda Partisë Demokratike që mund të jetë përballë Lulëzim Bashës ?
Këtu ka nje problem. Mua nuk më intereson se kush është kryetari I Partisë Demokratike , mua më intereson që kryetari I Partisë të mos jetë pjesë e oligarkise financiare korruptive, sic është lidershipi I dy partive sot dhe I dy kupolave të partive sot . Ne jemi në një situatë si në Amerikë para fitores së presidentit Trump. Kemi një establishment ekonomik, financiar. Kemi nje lavatrice të madhe parashë e cila po punon përditë e përditë, e cila në vorbullën e vet ka futur dhe lideshipin e opozitës e cila duhet shkulur. Këtu kemi problem sistemi, nuk kemi me problem njerëzish. Në qoftë se Lulëzim Basha sot vendos të beje opozitë unë jam i pari që do ta mbështes sic e kam mbështetur para 4 vitesh .
Por a e bën dot ?
Nuk e bën dot sepse është i kapur.
Njerzit e kanë kuptuar këtë gje por kush mund te jetë emri tjetër që mund ta zvendësoje Bashën ?
Unë nuk kam asnjë preferencë per kryetarin e Partisë Demokratike. Si anëtar i Këshillit Kombëtar, si njeri i angazhuar në politik dua një kryetar ,një kryesi , nje listë deputetësh, një këshill kombëtar që futen në betejë me partinë socialiste. Po ju them me bindje të plotë : Sali Berisha ,Fatos Nano, Ilir Meta , Edi Rama nuk e kanë shitur kurrë opozitën në shqipëri. Ndaj kjo që po ndodh me Bashën është e pa precedente ne 27 vite . Sali Berisha mund të ketë pasur shumë gabime sic do njeri në politikë, sic ka shumë më shumë merita sesa gabime, dhe kjo është bindja ime e thellë dhe nuk leviz nga kjo gjë . Por nuk është shitur ndonjëherë tek pushteti, nuk ka marrë para nga Nano apo nga Meta për të qepur gojën, për të bërë teatër në kurriz të demokratëve dhe interest publik. Ka luftuar ashtu sic e ka menduar, mirë apo keq, varet nga mendimi I gjithësecilit.
Kam marrë lekë zoti Basha për të qepur gojën ?
Nuk e di këtë, por ka nje ceshtje që fola me parë, që është shumë e cuditshme, që bie erë! Si ka mundësi që bizneset e familjarëve te tyre janë rritur këto 5 vite të opozitës? Shkoni në QKR dhe shikojeni .
C’lidhje kanë bizneset ?
Jo c’lidhje ka biznesi! Shqiptarët po marrin rrugët për bukën e gojës, ndërsa familjet e shefave të PD-së po të trashin xhepat. Kjo është kriza sot .
Por si do t’ia bëni, si do ta merrni partinë mbrapsht ?
Ne kemi lëvizjet tona: kemi berë propozime të cilat nuk janë marrë parasysh , në momentin që shumica do të na përkrahë do të ndodhi kjo gjë.
Shumica s’ka ndërmend t’u përkrahë .
Ne nuk mund ta dimë atë gjë. Personalisht kam folur në kuvendin e partisë dhe të them të drejtën më ka dhënë një kënaqesi shum të madhe për ato gjëra që thash që ishin kritikë ,u duartrokita. Krejtësisht për gjëra të arsyeshme dhe jo personale, sepse edhe këto që po them sot nuk I kam personale,por I kam parimore. Nuk kam ceshtje personale me njeri unë as me Bashën as me këta djemtë që e mbështesin . I vetmi problem është parimor që do të dalim në luftë apo jo me pushtetin apo jo? Puna është që ne po ecim me vargjet eKëthe Spirit: “mora pushkën dola malit të luftoja për atdhe, ku ta dija un I ziu ku ne” . Kjo është opozita sot . Ne nuk e dimë me kë e kemi betejën sot si Demokratë, si njerëz të lirë si njerëz që duam një qeverisje më të mirë. Dhe po të them dicka si njerëz që duan qeverisje vendore e jo këtë reformë që e ka shkatëruar qeverisjen vendore, si njeri që kërkon sistem drejtësie të pavarur, e jo si gjyqet e ’45-ës që po behen ndaj gjyqtarëve e prokurorë. Është hequr prokurorja e Shkodrës vetëm sepse kishte një golf 2-sh dhe një shtëpi ku të fusë kokën. Është turp kjo që po ndodh sot me reformën në drejtësi. Njoh një pjesë shumë të mirë të tyre, ka gjyqtarë të korruptuar plot edhe prokurorë, por kjo reformë Marksiste për të përmbysyr gjith sistemin po na con në kolaps. kjo është reformë të cilën ne e legjitimuam duke u futur në komision.
Ka marrë vulën e Bashkimit Europian.
Po kjo kriza e Bashkimit Europian është që kemi dhe ne sot ketu ,sepse shihet dhe cfarë po behet në Itali, prandaj them që këtu ka nisur një lëvizje anti- stablishment, dhe ne jemi të vendosur për të kryer një lëvizje anti – stablishment jo për të rrëzuar Bashën si person. Këtë lëvizje e kemi nisur dhe do ta shikoni shumë shpejt. Kemi një vit që e kemi nisur këtë punë .
Por si do të ndodhë kjo sepse ai ju mbyt në vot, ju mbyt në kongres, në Këshill Kombëtar .
E para e punës ne kongres nuk i dihet se kush ka hyrë në sallë , sepse ai ka pushtuar partinë me dhunë. Në vijim ju do të njiheni me lëvizjet e rradhës . 90% e publikut e sheh situatën të padurueshme, 90% e biznesit të madh e të vogël e shikojnë situatën si të padurueshme , gazetarët e shikojnë situatën si të padurueshme, shoqëria civile jo ajo që financohet nga miqtë e Ramës pra Soros, patjetër që e sheh situatën të padurueshme sepse përderisa duan të ikin 1 milion njerëz në Amerikë në 4 vjet, nuk ikin nga lumturia. Nuk shkojnë të eksportojnë modelin e Rilindjes në Amerikë e as modelin e “Republikës së Re“ që ishte oazi i lumturisë. Këta ikin se nuk e durojnë dot Republikën e Re, sepse është tezë Marksiste për përmbysjen e historisë së partisë dhe lidership e vlerave të partisë demokratike . A e dini ju se nuk kishte asnjë flamur të PD-së të shtunën në protestë?! Aty kishte flamur të Kongos, të Venezueles ,të Bashkimit Europian,të Amerikës ,të Kinës, por flamur të PD-së nuk kishte.
Tek Ministria e Brëndshme apo në miting ?
Tek Ministria e Brëndshme sepse dhe vjet nuk ka patur ndonje flamur te PD –së në fushatë. Partinë tonë në marrëveshje e drejton Rama dhe kjo nuk është cështje personale por ceshtjesh financiare . Pra një grup I vogël oligarkësh në këtë vënd që është oligarki politike, ekonomike, financiare, kriminale manaxheriale kanë marrë peng përfaqësimin politik.
Është e vështirë t’i kundërvihesh gjith kësaj që thoni ju.
Unë besoj se Presidenti Trump e fitoi betejën, në Itali dy grupet anti – stablishment fituan betejën , në Austri po ashtu, në Poloni po ashtu , Ceki edhe Angli. Këtu ka një lëvizje politike intelektuale kundra stablishmentit .
Me LSI-në apo jo?
Cështja e koalicionit me LSI-në eshte një cështje taktike, unë flas për substancë politike. Nëse LSI-ja do të jetë anti -stablishment është e lirë te bashkohet, patjetër që ne nuk e pengojme dot LSI-në që të jetë në opozitë dhe nuk jam kundër në princip. Nëse LSI-ja është pjesë e oligarkisë, duhet të rrijë jashtë, nëse nuk është pjesë e kësaj oligarkie, që dhe mua nuk me duket se është pjesë e kësaj oligarkie qe po sundon sot, atëhere ka të drejtën legjitime të jetë brenda. Votohet apo jo është cështje e tyre jo e jona . Por ajo që është e qartë ditën me diell është, se kjo kastë që ka zaptuar Demokracinë, e ka zaptuar vendimmarrjen, ka zaptuar përfaqësimin dhe e ka marrë peng atë. Duhet të rrëzohet. Duhet të jesh dhe shum I sigurtë për një gjë, që ka shumë njerëz Brenda partisë socialiste që duan të njëjtën gjë që të ndodhi. Rrëzimin e kësaj oligarkie të frikshme . Zoti Basha të paktën për ne personat që kemi dalë në këtë qëndrim, na ka gjetur në partinë demokratike e përgjithësisht ka një princip. Unë nuk di ndonjë shtëpi ku shkon dhëndri dhe behet zoti i shtëpisë , Zoti Basha është dhëndër në PD nuk është djali i shtëpisë.