Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar protestë ditën e sotme në orën 20:00 para ministrisë së Brendshme. Vdekja e 32-vjeçarit, Lear Kurti mbrëmjen e 19 tetorit ndërkohë që ky i fundit po shoqërohej drejt komisariatit numër 3, ka shkaktuar reagime të shumta.
Pavarësisht se sipas ekspertizës, 32-vjeçari mendohet se në momentin që është thirrur për t’u ndaluar nga policia ka gëlltitur një qese plastike me kokainë gjë që i ka shkaktuar problemet shëndetësore.
Por të shumtë janë ata se që mendojnë se ky rezultat nuk është i vërtetë, përfshirë këtu edhe ish kryeministrin Sali Berisha, i cili deklaroi se policia ka ushtruar dhunë ndaj të riut. Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që një i ri vdes në mënyrë të dyshimtë gjatë shoqërimit në komisariat apo në duart e policisë.