Kullat kërcënuese, hakmarrja e frikshme e Rilindjes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kullat kërcënuese, hakmarrja e frikshme e Rilindjes

09:25 | 30/06/2018
në Uncategorized
0

Nga Elvira Dones

Nuk e kam haberin nga urbanistika e as nga arkitektura. Por, si çdo njeri që heraherës vjen në Shqipëri e nga diaspora (shpesh e përçmuar, nganjëherë e shfrytëzuar vetëm për qëllime elektorale dhe për pjesën më të madhe qesharake, kur nuk iu shkojmë “pas midesë” e etiketohemi si “naivë, partiake” e kështu me radhë).

Rrënjët shqiptare nuk i kam mohuar kurrë, nuk e kam mohuar kurrë shqiptarinë, në të kundërt. Ndaj ia lejoj vetes të them dy fjalë, edhe se e di fare mirë që jo vetëm do bien në veshë të shurdhët, por do sulmohem me lehtësi me leksikun më të ulët, me atë lehtësinë e keqdashje tipike të Ballkanit.
I dituri o “i padituri” e nxjerr kokën si struci nga “rëra” (ose fshihet pas postimeve publike të të tjerëve), shpesh i shtrënguar nga hakmarrja qeveritare e atyre që kanë “gurin dhe arrën në dorë”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kullat e famshme, restorantet e luksit ndërtuar për një pakicë të majmur u bëjnë karshillëk lypsarëve që i gjen në çdo cep të Tiranës së Rilindjes, plakave të gjora me tufa preshi në duar, shkollave pa ngrohje, pallateve të regjimit të dikurshëm, dalë brinjësh e mbi të cilat askush nuk vë dorë. Ashtu si askush nuk vë dorë mbi mizerjen e Bibliotekës Kombëtare, që herë digjet e herë përmbytet nga ujrat, e librat katandisen të thahen, ashtu si munden, varur telave e mbajtur si tesha të ricikluara.

E meqë Tregun e Gabit e pata vizituar disa herë, e kam te pamundur të mos e shoh atë bibliotekë si një shëmbëlltyrë të skenave të Gabit, ku e vetmja mënyrë që më vjen në mend, mes trishtimit që na kap, tek e shohim atë vend të çoroditur, të lodhur, të zemëruar e shpesh të frikësuar nga hakmarrjet “of the men in power”, sepse njerëzve pa përkrahje u fluturon vendi i punës, shantazhohen nga hakmarrja e pushtetit: Ne njerëzit e kotë të diasporës shihemi thjesht si naivë a budallenj të mirëfilltë të indroktinuar (një Zot e merr vesh nga kush) për mendjelehtësi e sepse jemi nel “libro paga” të forcave “antishqiptare”… Kjo është “etiketa” që na vënë me “non – challenge” punëtorët e “palodhur të Rilindjes që po varrosin vendin, përfundimisht këto nuk janë përparësi për njerëzit e Rilindjes. Dhe nëse ky është pogresi që qeveria aktuale trumbeton me të madhe, atëherë edhe një i paditur nga arkitektura i bën disa pyetje vetes. Siç pyes veten, në këto javë të nxehta të debatit mbi çështjen e teatrit.
Të tjera kulla kërcënuan e kërcënojnë t’i vihen teatrit pas shpine, pa denjuar asnjë dialog të hapur e konkrusktiv, ta bëjnë një xhuxh që gati-gati tolerohet, duke iu shitur komunitetit artistik e qytetar si një arritje, të cilën ata njerëz – aktorë, regjisorë e punonjësit e skenës, që s’paskan “tagër” ta kuptojnë, ngaqë të “përçarë”, që s’arrijnë të shohin më larg hundës së tyre të “pasofistikuar”, nuk e kuptojnë, por sillen si fëmijë (sipas Rilindjes së famshme), në tokën që me ligj atij teatri i përket. Shpiken projekt-ligje që anashkalojnë e dhunojnë fët e fët, me arrogacën e këtij establishment të frikshëm, çdo rregull konstitucional. Ndaj jam me aktorët, regjisorët, teknikët e skenës teatrale. Kanë solidaritetin tim më të sinqertë si qytetare e atij vendi, të cilin kurrë nuk e kam realisht braktisur, në të kundërt. Mosvjedhja e atij trualli e rindërtimi i nje teatri dinjitoz në të njëjtin truall me një rikontruskion të godinës aktuale, të modernizuar, në respektim të hapësirave ekzistuese, amplifikimit të tyre në të mirë të punonjesve të teatrit e të një tradite shumë vjeçare, do të ishte zgjidhja, si mbrojtja e një tradite prej shumë dekadash.

E të më ndjeni për këtë postim.

Etiketa: arkitekturaElvira Donesestablishmentof the men in powerRilindjeurbanistikaxhuxh

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
5 arsye pse Teatrit Kombëtar i duhet vënë kazma një orë e më parë

5 arsye pse Teatrit Kombëtar i duhet vënë kazma një orë e më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –

10:00 | 12/01/2026
Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

09:46 | 12/01/2026
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –

09:40 | 12/01/2026
Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

09:38 | 12/01/2026
Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –

09:02 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –
  • Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –
  • Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –
  • Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –
  • Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –
  • Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –
  • Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com