Në kuadër të operacionit “Prita“, policia e Kuksit ka sekuestruar 23 kg kanabis dhe ka arrestuar 4 persona.
Të arrestuarit janë: Arbresh Kalia, 31 vjeç, banues në fshatin Gurë (Dibër); Rexhep Likdeda, 39 vjeç, banues në Rrushkull (Durrës); Partizan Elezaj, 45 vjeç, banues në Zall-Reç (Dibër) dhe K.E., 16 vjeç, banues në Zall-Reç (Dibër).
Arrestimi i tyre u bë pasi, janë kapur në flagrancë me një sasi rreth 23 kg lëndë narkotike, të cilën po e transportonin me një furgon.