Kukësi është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në fshatin Borie të Kukësit rreth orës 23:00 të natës së djeshme.
76-vjeçari ka goditur me sëpatë bashkëshorten Z.T, 68 vjeçe, duke e lënë të vdekur.
Autori i krimit, Adem Tala, baba i gjashtë fëmijëve është larguar nga shtëpia pas ngjarjes.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa arsyet e detajuara mbeten të paqarta.